27.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Prill 2025

Luke Luka

KUR FILLOJ ME QESHE BYLBYLI
(Dicka qe fillohet me veshtiresi ne nisje, ia vlen te kujtohet)!…….
.
KUJTIME .
Me ardhjen e demokracise, mbasi dola ne pensionin e mesuesise, si shume te tjere, vendosa te merrem me tregti.
Punoj shites elektroshtepijakesh (kryesisht frigorifere, lavatriçe e televizore), me shokun tem Gustin, ne firmen “Blejme e shesim”, me president Viktor Dedin (firme e njohun, e respektueme, e ndershme dhe e liçensume)!Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme
*
Prej vendndodhjes se dyqanit (perballe Bankes e ne qender te Pjaces), si dhe te zhvillimit qe mori tregtia,(deri ne ate kohe me mungesa te shumta te ketyne artikujve, te cilat mund te merreshin me autorizim, vetem prej familjeve me biografi te mire politiko – shoqnore), çdo dite ketu perseriteshin e pervijoheshin episode te shumellojshme prej jetes se qytetit. Kishte levizje e gjallni gjate gjithe dites ,se kalimi ne demokraci e liri ,i mesoj te gjithe se ,ose puno te kesh, ose zhduku te mos jesh!..
*
Si motrat e firmes sone, shpejt filluen veprimtarine tregtare te tyne edhe firmat e tjera ;si ajo e vellazenve Luka(Agron e Leke), Din Sharra, Cen Bushati e shok, firma “Nuti Agron”, “Shkreli – pajisje elektrike, kinkaleri Aldo, librari Cuf Shpuza, nji argjendari, blumje kafe “Fistani”, pijetore “Lula e Mhilli”, orendreqes “Sahati”e plot kafe e klube e fotograf “Nenshati”..
Bie ne sy e shquhet nder to
edhe firma prestigjioze e tejet serioze, me pajisje te ndryshme moderne pru prej Italijet, me president ,tregtarin e ri, Riza Rusi .
Rizaja me aktivitetin e tij te suksesshem ,filloj te krahasohet (prej qytetareve te vjeter te Shkodres qe e mbanin mend), si mbasardhes i dej i firmes “Çoba e Bianchi”. Ishte ky qe ne ditet e veshtira te kombit, nder te paret ,u erdhi ne ndihme vellazenve kosovare!.
Te gjithe keto tregtare te rij, ishin punetore te ndershem, pasqyra te familjeve te vjetra shkodrane ,qe me vullnet e pasion per pune, treguen kulture, dinjitet e vlera per rikthimin e tradites tregtare te Shkodres!.
*
Rreth kesaj oaze te vogel tregtare, quejtun Pjace e Dugaje te reja, (nji Broadway shkodran), silleshin cdo dite, prej nadje deri ne mbramje edhe shites ambulante me kioska, qebabxhi, hallexhi, shites fare lule dielli, cigareshites me tegza te varuna na qafe (disa edhe femije), matrapaze etj.etj.
qe punonin per buken e gojes. Nuk mungonin as dembele, veterane lufte e pune, debile, rrota mullini, kambiste e xhepiste (Dollari ishte rrite e ba sa nji tepsi), si dhe hajdute te kokave te antenave parabole qe sapo ishin ba te njoftuna, tuej zevendesu sajesat me teneqe.
Te gjithe keto rob e gjyse robesh, kishin mbetun pa pune prej mbylljes se fabrikave e punishteve socialiste e teshti vuenin prej papunesise, vorfenise e dembelise, ndonese ishin edhe pishtare te demokracise!.
*
Ne kete mori levizjesh nuk mungonin asnji dite; Selimi i gurabijave (burre i shkurt e topolak), Gafurri i çebapeve me furnele( merrte furnizim si dore e dyte, prej Naimit, specialist per prodhimin e ketij ushqimi, ba tashma i dites e praktik), ishte edhe Ndoja i mbushjes se çakmakeve me gaz ( qe ule ne stol te kujtone keshtejapjekesin e Migjenit),Xhoda i gazetave e Nexhoja i barcoletave.
*
Ne klubet e shumta gjeje pensioniste, qe rrinin gjithe diten me dy kafe te dyta, tuej sha qeverine per pensionet e vogla !.Ndersa ne disa tavolina ,rrinin ata qe kishin nderru zanate, e tashma nga kuadro e shoke partie, ishin ba bisnezmen e zotni tregtie.
Ne tavolinat e tyne binte ne sy cilesia e fernetit qe pinin, aroma e konjakut e gradacioni i rakise! Bisedat e tyne ishin per inaugurime kioskash, marrje liçensash(sapo kishin fillu), krijime patishe, organizatash e shoqatash, pune pronash,shitje shpishe e nderim vilash, dhanje e marrje me kamate lekesh, interesa martesah e fallsifikime shkresash!..
*
Nji dite pame diçka te veç ante. Veprat e tiranit ishin shpernda e shkapardredhe neper rruge e njerezit i shkelnin me kame. Miqte tone, tregtaret e vegjel, po i mblidhnin me kujdes flete-flete.
Une e Gusti u çuditem e me mend thame:” Iriqi ne ferre se ne ferre, ala e duen diktaturen!?
. Por ishim gabu
Per te mbajte dyqanin hapun hanim aty dreken. Tradicionalisht, si çdo dite, Gafurri na bje çebabet e mbeshtjelle me leter.Kur te befasuem lexojme :” Imperializmi e revolucioni fq.69, 78…”,ne nji peshtjellse letre tjeter ” Titistet” fq …etj.etj.
Ndersa Kasemi ,qe tregtonte letra higjenike ,u anku se qe ate dite qe Pjaca u mbush me letrat e diktatorit, i asht paksu shitja e letres higjenike!..
L.L.Shkoder 1991-92..Torino 2021.Ne foto dyqani i firmes nga e djathta e rruges!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.