13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Lulezime Malaj

Unë kurrë s’të kam kuptuar..
Unë kurrë s’të kam kuptuar, që ti preferon
Më shumë, simbolin e vjeshtës, të verdhën
Çudi, se ajo, s’e pëlqen as vetë atë ngjyrë
Më mirë pranon të rrijë lakuriq, se e verdhë!
E dashur, mos u tundo nga bukuria e saj
Kronikat, veç për të flasin vazhdimisht..
Njëherë të qajë ajo, përmbyt krejt qytetin..
Dhe krijon alarme, natyrisht!
Pamja e saj, është vërtetë emocionuese..
Po ti, mos merr huqet e saj të çmendura
Ajo është, përherë në fokus të mediave
Pale kur të nis tornado, e t’i prish ëndrrat!
Më dukesh krej çuditëshm, që imiton atë
Befas, krijon re të murrme në ditë me diell
Dhe më nis mua, ca vetëtima..e shira
Që, o Zot, s’dihet nga ç’planet m’i sjell!
Ndaj, mos mbaj në sy asnjë huq vjeshte
S’ke arsye, dhe shmangi avash-avash
Mund t’jesh spektatore n’melodramat e saj
Po kurrë mos prano, të jesh personazh!
————————————————
Lulëzime Malaj
“”””””””””””””””””””””””May be an image of 5 njerëz, fëmijë, people standing, këpucë dhe ambiente të jashtme

Koha e fëmijërisë
Kujtoj, që desha t’isha, fëmija harrakat
Të isha në klasë, ai fëmija aq sherrxhi
Që kërkoja të bija në sy të të gjithëve
Dhe të isha autori në çdo prapësi!
Desha t’isha, tërmet i fëmijëve në lagje
Të rrotulloheshin rreth meje si satelit
Me kumbulla të pabëra të gjuaja xhame
Lojën t’ua prishja vajzave përditë!
T’iu merrja topin çunave në rrugicë
Dhe t’ua hidhja tek oborri i komshiut
T’iu ngatërroja çantat e shkollës
Dhe t’ia hidhja fajin Samiut..
Desha të isha kryevëmendja në shtëpi
Të krijoja probleme, tipik – çamarrok
Merrja kokën mes duarve menduar
S’dija ç’të bëja, mos t’i lija dy gur’ tok!
***
Kohë e fëmijërisë fluturoi me ëndrrat
Dhe buzëqeshja mu largua aq ngutur
Bota jashtë s’më priti me buqeta lulesh
Marr kokën mes duarve për tu lutur!
Eh.. koha e fëmijërisë kur isha i lumtur!
——————————————-
“””””””””””””””””””May be an image of 1 person dhe E brendshme

Veç një mik..
S’di pse ndihesha keq me ca njerëz
Më dukeshin kaq të vegjël, si guralec
Ishin aq të mërzitshëm, sa dhe deti..
U rebelua dhe i nxori ngutur në breg!
Miqtë që kisha, bën sikur më harruan
Çuditërisht pa shkak e patën aq lehtë
Ndoshta n”Njerëz dhe fate” më shënuan
Dhe unë natyrisht që i harrova vërtetë!
Veç një mik më pushton krahëhapur
Ai të mahnit me atë shpirt aq të bukur
Më rri mbi kokë dhe kur jam sëmurë
Se krejt miqt’ e vjetër më kanë vdekur!
Ai më fton në botën e tij të kaltër
Dorëpërdorë ecim udhës së gjatë
Veç kur mbrin nata ja mbyll portën
Për të vazhduar nesër udhën prapë!..
Në Mars më çon, pastaj tek Afërdita..
Kafen e pimë bashkë, një xhiro në Paris
Atje ku muzgjet zbresin tok me yjet
E netët s’janë netë po të bardha-dritë!
Nga miqt’ e vjetër veç ai më ka mbetur
Se krejt miqt’ e vjetër më kanë vdekur!
——————————————
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.