Dashuri në kohën e letrave…
Në një sirtar të bufesë, aty i ruaj ende letrat,
Zarfe të zverdhura nga koha, mpakur,
Disa të zhubrosura, disave s’u duken vulat..
Me kujdes me një fjongo, të gjitha i kam kapur!
Në heshtjen e natës që mbretëron qetësi..
I hap dhe një nga një në vetmi, nis t’i lexoj,
Më kthyen pas në kohë, në të bukurën rini,
Çuditërisht edhe pas kaq vitesh, loti pikoi!
Fjalë të zjarrta dashurie e shumë premtime,
Brenga dashurie, për një dashuri të pamundur,
Aq mall mbajnë brënda, puthje e përqafime,
Sa duket se ende mbajnë aromën e lumtur..!
Edhe sot që i mbaj në duar më emocionojnë,
Vërej me kujdes datat, vitet, e pullat me vula..
Aty dhe disa letra t’miat në lotë, sikur kumbojnë,
Ato letrat në zarfet pak më të reja, pa pulla..
Janë ato që grisja e përsëri nga e para i shkrova,
Ato që zemra vizatoja me lotë deri natën vonë,
Ato s’e panë asnjeher’ dritën, ato kurrë s’i postova,
S’ishte e nevojshme, ishim ndarë përgjithmonë!
Letrat e kartolinat i ruaj ende sot në një sirtar’..
Sa premtime të bukura që rrjedhin harrim..
Vërtet janë zverdhur nga koha e s’janë si më parë,
Po m’kujtojnë lundrimin e viteve, në breng’ e gëzim’..!
Vërtet s’janë aq të bukura sa revistat me famë,
Nuk janë të shkruara, nga njerëz të shquar,
Por janë letra që frymojnë, një pjesëz përrallë,
Janë letrat e dy të rinjve, modest, të dashuruar!
***
Sot, flasim e dërgojmë mesazhe në celularë..
Në çast, të shpejta, venë e vijnë urimet..
Por s’janë si letrat e kartolinat më parë,
Në ato, kanë lënë gjurmë si vulë, kujtimet…!
Lulëzime Malaj