Lulezime Malaj nji krijuese qe jo me kot ka terhequr vemendjen e lexueseve,mediave dhe botueseve.Nji pene qe shprehe me plot pasion realitetin,poezia e Lulzimes shtegton si bleta puntore lule me lule per te mbledhur petalin e mjaltit.Per kete poete eshte shkruar dhe folure,po lexuesit duan te din se kushe eshte LULZIME MALAJ? ….Gj.Musa,gazetar dhe botues.
Lulëzime Malaj
Është me profesion Ekonomiste dhe ka kryer detyrat:
Llogaritare e Parë, Përgjegjëse Administrate, Kryetare e Degës së Financës,
Specialiste në Seksinin e Financës në Këshillin e Rrethit Fier.
Menaxhere në “Hotel Vlora International” të Kompanisë së Ndërtimit “Hanxhari” Vlorë.
Është Çertifikuar, Trainere Profesioniste për Hoteleri dhe Turizëm,
në vitin 2008 nga ‘American Hotel & Lodging Educational Institute’, etj…
Dashuria për letërsinë dhe artin përkon qysh në fëmijërinë e saj të hershme.
Në vitin 2018 ka botuar vëllimin e saj të parë me poezi me titull “ Në Ballkonin
e një reje”. Në vitin 2021, botoi vëllimin me poezi me titull ”Prelude dashurie”,
dhe ka në dorëshkrim vëllimin e tretë me poezi e dorëshkrime të tjera.
Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Ali Asllani” Vlorë.
Ka marrë titullin Ambasadore për Paqen Botërore për Art dhe Kulturë viti 2019,
ku është vlerësuar me dy diploma nderi.
Është vlerësuar me çmimin “Poete me sharm në poezi” nga Media TV “
The One Shou” viti 2019. Është vlerësuar me Diplomë nderi nga World Poetry
Olimpiad Romania viti 2020. Është vlerësuar me çmimin “Gjergj Fishta” poezia
më e mirë e vitit 2020, nga Akademia e Artit Shkencës dhe Letrave “Mirdita”.
Është vlerësuar me çmimin “Pena Alpine” nga media: “Gazeta e Alpeve” viti 2021
Është autore e tre teksteve të këngëve për fëmijë, në Festivalin e fëmijëve
“Bilbilat e Korabit” Dibër – Maqedoni, viti 2021.
Bashkëpunon me shumë gazeta dhe revista ku boton krijimet
e saj letrare-artistike si; Në revistën ‘Mirdita’ të Akademisë Artit, Shkencës
dhe Letrave “Mirdita”, në gazetën “Labëria” në revistën “Dielli Demokristian” Vien,
në revisten”Dituria” Suedi, në gazetën ‘Nacional’, në gazetën “Gazeta e Alpeve”
në Revistën Letrare- Artistike “Mapo”, në Revistën e Letrare- Artistike “Obelisk”,
në Gazetën Letrare- Artistike “Pena Shqiptare” etj..si dhe në shumë portale…
Është përfshirë në shumë Antologji kombëtare dhe ndërkombëtare,
si dhe aktivitet në vazhdim.
Per kenaqesin e lexueseve po botojm nji cikel me poezi te autores ne fjale.
…Pas “Madame Butterfly”..
Ai, ishte një virtuoz i çmendur, violine,
Në një shesh, luante ca shkallëve lart
Jehonin notat, si në koncert me harqe;
Aty ish’ Beethoven, Puccini ..e Moxart!
Ai, bëhej stuhi sa her’ kërcisnin shkallët
Nga këpucët e një zonje me taka t’larta,
Ndoshta ajo, më të ish dashuruar, ndaj
Ia griste akordet me këpucët e kaltra!
Ajo, seç kishte diçka, si krizantemë…
Syt’ e ëndërrt blu dhe ecte mbi taka
Ai xhindosej, kur dëgjonte trokun e tyre,
Gati i priste telat, n’kohën dy të katërta’!..
Dhe ëndrrave i dilte, si sirenë, fluide,
Befas kërcente, sikur shembte një bot’!
Ai si i marrë, ngrihej t’i shkulte shkallët,
E kthehej jo i penduar, po s’i shkulte dot!
Kaluan ditë dhe takat s’dukeshin kund,
Violina u ça dhe perde t’kuqe, sikur ranë,
I flakën parukët e ikën Moxarti.. e Puccini
Harqe e partitura, shkallëve ranë!
Se mos rendte më, pas “Madame Butterfly”?..
Atij, pas zonjës me taka këmbët i ranë!
Po ndoshta, ajo, kish’ dal nga një libret,
Dhe heshtur, u strehua në një roman!
Kohëra apokaliptike..
( Periudha Covid-19)
E frikshme kërkëllim’ e zvargur e vdekjes,
Rrota që shtrydhin brinjët universit,
Tronditem prej kufomave të hedhura,
Në hambarin e anijes pirate të shekullit!
E frikshme të shoh botën gjunjëzuar,
Në luftën e heshtur, të ligësht, tragjike,
Duket sikur njerëzit ecin pa kokë ..
Ç’pikëllim i madh, kohëra apokaliptike!
M’ngjan me dhomat e gazta t’Holokaustit
Ku m’shoqërojnë sy të trembur, të trishtë.
Maska krejt, ndonëse s’janë karnavalet,
Kambanore që shungullojnë përditë!
E bortë mbulesa nderur meridianeve
E trisht’, e largët drita tej në horizont
Kukuvajka s’i ndahet çatis’ sime përnatë
Bëj ta përzë, po s’e përzë dot!
I frikshëm ky planet i pushtuar nga “murtaja”
Që kukamçefti luan ngutur, në panik,
Më vjen ta braktis këtë bot’ të mbrapsht,
Mirë… po ku të ik?
Brenga
Në qiej kristal, ku befas shtyhen retë
Mëngjesit ku bora gjithkund kish rënë
Një brengë u shtri gjerë e gjatë tek unë
Dhe s’ikën dot se shtigjet i ka zënë!
Më mashtroj dhe u fut nga një shteg
Po, sidomos natën, ajo s’më lë të flë
Shëtit e shkujdesur nëpër parqe..
Dhe kënaqet që mua të qetë s’më lë!
Kur sapo lind dielli të më buzëqesh
Ajo më mbështjell krejt me farmak
S’e ndryshon aspak mendimin
Sikur të ik nga unë, veç, sadopak!
Unë asaj, asgjë të keqe s’i kam bërë
S’di pse s’do të më shohë të lumtur
Unë bëj ta zboj, ajo s’më bindet
Që në fillim më duket lojë e humbur!
Që nesër do ta zhduk në ndonjë hon
Pa kthyer kokën, pa kthim do ik
T’i fsheh dhe udhët që të mos më gjej
Dhe peng t’i mbetet ai çast tragjik!
***
Aq më lodhi, sa e lashë fare mënjanë
Dhe u mora pastaj, krejt me gëzimin
Për çudi ajo se nga u fsheh a u zhduk
Ndoshta u zemërua, se pa rivalin!?
Bija ime…
Rri e mendoj:
Më ike shpejt nga gjiri im, bija ime,
Aty, në tokë të huaj i kalon pranverat!
Më mungon buzëqeshja jote me ato shikime,
E përkëdheljet: – mamo, mos u mërzit, do t’vij përhara!
Më mungon përqafimi yt i ëmbël, i ngrohtë,
Netëve, ku ti në supin tim mbështesje kokën,
A e di, se në krevatin tënd dremis edhe sot?!
Aty në aromëzën tënde, kam gjithë botën!
Mbi komodinë,
Le filxhanin e çajit kur ike këtë herë,
Aty e kam lënë edhe unë, si atë ditë!
Buzëkuqi në të, më ngjan se shpeshherë,
Më pëshpërit: – do t’vij shpejt mamo, më prit!
Gjithandej, në valixhe, dollape: fustane, triko..palosur,
Dhe një çantë e bardhë, lënë në dhomë mbi komo,
Në lëkurën e saj, butësia e duarve të tua ka mbetur,
Në telefon t’përgjërohem: – shpirti im eja, mos u vono!
Ti s’ishe kryevepër, as perëndi
Ngjyrave, ju bëra ca kombinime në palet’
Skicova mbi telajo të brishtat konture,
Ju dhashë formë flokëve të t’u të gjatë,
E t’i lidha kurorë nënë, siç i mbaje dikur!
Te plastika e fytyrës, eh, aty ndalova!
Gjeta buzëqeshjen që s’qeshje kurrë,
Por kur peneli zbriti mbi dorë,
M’u duk e ngrohtë ajo lëkurë…
Drithëruar e mora duarve telajon,
Lotët ranë mbi të, sikur i shtynin stuhitë
T’pikturosh portretin tënd, s’është aq e lehtë,
S’mundem të pikturoj mrekullitë!
Dukej se dhe ti, dënesje tok me mua
Befas, si drit’ humbe dhe s’të kapa dot!
Ehhhh! Ti s’ishe kryevepër, as perëndi,
Po, kompozim i thjeshtë, më unik në botë!
Lulëzime Malaj
