-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lumturije Fortuzi

PRINDET E EMIGRANTEVE TE MBETUR VETEM

Yje shkeputur nga qiell
shkelqejne lotet e nenave,
shungullime humnerash
ne gjokset e thare te baballareve,
gjemime qiejsh ka ne zemrat e vrara,
per femijte e shperndare e shtepite
bosh ngelur e te rralla.
Iken ,u larguan si zogj botes ane e mbane,
ca mbeten te vdekur rrugeve,pa nam.
“Kthehuni te gezoni shtepit e mbetura shkret”
therresin pa ze lotet e prindeve
qe presin femijte per jete.

Fotografia e Lumturije Fortuzi

LAMTUMIR. ATDHE

Lamtumir atdhe i dashur lamtumir,
erdhi dita duket dhe per mua,
po vdes pa te pare ashtu si dua,
zot i vetes dhe nga bota i nderuar.

Lot me rrjedhin per ty si burimi
dhe pse syte e lodhur shi pikuar
po prisnin te te shihnin,diellin
te ndriste mbi ty atdhe,te malluar.

Nuk qe e thene.Si kuptoj atdheu im
pse bijte e tu si cakaj trupin ta bluan,
pasurit e tua o i shesin ke te huajt,
o nuk ngopen veten duke pasuruar.

Lamtumir atdhe i dashur,lamtumire,
po vdes pa te pare ashtu si dua,
te shoh nga larg coptuar zemren,
pa ndihme,i lene ne te pista duar.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.