9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Lumturije Sulejman Drenica

Çdo herë ti jetë më merr me vehte

Çdo herë ti jetë më merr me vehte,
Në çdo shtegtim që ti bënë,
Gjithmonë mëndjen ma tretë aq ëmbël,
Nëpër misteret e magjit e tua të padukshme.
Ah moj jetë;- jetë e lodhshme por edhe e bukur,
Më shëndrro në një gjerdanë përreth qafës tënde,
Më shtrëngo në gjirinë tënd si një lule të çmuar,
Se mjaftë u delendisa,por kur vetes lodhjen s’ja pranova.
E di mirë që rruga jote jetë ka shumë hendeqe,
Më tlrhiq përdore të luten,e mos më braktisë,
Të jamë bërë unazë e gishtit e nuk do të hiqem lehtë,
Prandaj më shtërngo fortë në kraharorin tënd .!
Në çdo stuhi e rebesh me ty bashkë do luftojë jetë,
Me ty do jem në çdo lodhje apo mundim të pakalushëm,
Të lutem jetë mi shëro dhimbjet me dashuri,
E lotët e shpirtit mi ndalo ,mos të rrjedhin pa ndalimin.

Ah moj jetë sa do doja të isha një puhisë ere pranvere,

Të kaloja fusha e male,kodra e dete të pafund,

Të takoja qiellin e mbushur me yjet e panumërta ,

E të pushoja mbi çdo lule ,të qetësoja shpirtin me aromën e tyre!

“”””””””””””””””””””

Seq u nis viti i vjetër
Seq u nis viti i vjetër,
Si një kalorës i delendisur,
Ditë e natë ecën pandalë,
Oh…Me at hap të ngadalësuar .
Rrugën e qiellit lothshëm përshkon..!
I dehur e shpirtë këputur rrugëtonë,
Në rrezedrite trup ngrirë,
Po i thotë vitit 2021 lamtumirë.
Vitit të ri vëndin po i lëshonë,
E arthsh i lumtur e uronë,
T’ligat i marsha unë me vete,
E ti ardh vetëm me buzqeshje.
Unë po largohem plotë me plagë,
Porsi unë asnjë vit më mos arthtë,
Lotët rrugën ma vështërsojnë,
Është ngrirë akull e mesi po shkojë.

Eja ti vit i ri 2022 -dy,eja shpejt,

Ngrohi zemrat që i lash të ngrirë,

Silli njërzinë mbarë lumturinë ,

E jepi fund kësaj epidemisë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.