7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Lumturije Sulejman Drenica

Më sillni ndonjë bulëz malli nga vendi im
Vështroj diellin teksa e nxori syrin në këtë mëngjes,
Prilli po largohet ngadalë dhe pakësa i lënduar,
Atje diku kupës së qiellit lart kaltërsia pret Majin gëzuar,
Ashtu edhe Mallet e livadhet të përhumbun nën gjelbërimin e tyre.
Mëngjes pranvere i shëndritshëm si diamant,
Nën rrezen e diellit e ledhatuar çdo pëllëmb e tokës,
Oh ;- Prill i dashur dhe i lënduar , lamtumirë,
Edhe këtë vit po të lëmë diku të shkuar!
Ndërsa ti Maj eja fisnik, bujar dhe buzëgaz,
Blerimet dhe lulëzimet na i sil ndër korije,
Trëndafilave të bardh na jua çel gonxhet e bukura,
E zemrat tona na i nbush me aromë dashurie!
Shpërthejni ju degëza sythash të bukur e shumëngjyrësh,
Çelni gjethe të reja e lulëzo pranverë përsëri,
Ju zogjë pa mu nisni nga Jugu,me meloditë e këndshme në gojë,
Ejani drejt veriut me mallë në gji të pushoni mbi këto shtëpi të vjetra.
Se atje diku ku ju pret si në çdo pranverë bariu me tufën e bagëtive,
Ju pret bujku në arë, ku orgon dhe punon i gëzuar,
Ah prej andej të më sillni ndonjë bulëz malli nga vëndi im,
Ku shpirti im në çdo mëngjes niset qiellit i përmalluar fluturim!

Mbi trungun tënd Dardani degë bastardhë nuk riten.

L'immagine può contenere: una o più persone e persone in piedi
Dardani o djep i gjyshërve dhe i stërgjyshëve të mij,
O dhe i bekuar që u jep oksigjen rrënjëve të mi të riten,
O tokë e lar me gjakunë e vëllezërve e motrave tanë,
Dardani të dogjën,të masakruan por kur s’të nënshtruan.
Dardani o shqipe dikush natën tinëz po të vret,
E ata faqezinjë ditën të përjargur po të qajnë ,
Rrënjët e mia të vjetra po mi presin pa mëshirë,
E kullave legjendare tradhëtarët emrin po dojnë t’ua nxijnë .
Lulet po mia këpusin pranverave të vonuar,
Ata dorë të përgjakura që su lanë kurr nga gjaku yt,
Trupinë po ta lëndojnë çdo ditë e më shumë e dashura Dardani,
E s’po të lënë të qetë frymë të frymosh e lirë .
Erëra e furtuna detrash të tërbuar trupin po ta rahin,
E degët e tua të thyera po t’i shartojnë me piptha të huaj,
Por sharra në gozhd u ka ngecur e dhëmbët po i thyen,
Se mbi trungun tënd Dardani degë bastardhë nuk riten.
Me dheun tënd arbëror vetëm filizin tënd ti rit e lulëzon,
Me frymën tënde prej lashtësie pasardhësit tuaj ushqen,
Frytet edhe në n’qofshin pak të egra e dashur Dardani
Ata mbajnë aromën dhe krenarinë e papërshkruar prej Shqiptarie !
Në të pyetëshin ndonjëherë për mua dallëndyshe
Në të pyetëshin ndonjëherë dallëndyshe,
Ato rrugë ,livadhe e pemë të lulëzuara,
Se ku jam, e përse me ty nuk kam ardhur…?!
Thuaju pash njat Zot,se haruar nuk i kam !
Asnjëherë nuk i harrojë,thuju e dashura dallëndyshe ,
Ato vënde të bukura i kam thellë në zemër e në shpirtë,
Aty ku u rita e hodha shtat porsi zanë e malit,
Nën melodinë e ëmbël e t’pa pushueshme të lumenjëve.
Nuk kam harruar u thuaj kullave të lashta qëndrestare,
Edhe fshatit tim të bukur rrëzë asaj kodrine të gjelbëruar,
S’kam harruar kur ata rrugë kadhëdërmi të pambaruara,
Porsi gjarpër që gjarpëronin nëpër livadhet e gjelbëruara.
Në të pyeteshin udhëtarët dallëndyshe shtegtare,
A mos vallë me ty erdhi edhe bij e jona,
Oh, ti u thuaj se ajo shtegëtoj,mori trupin pa zemër me vete,
Duke shpresuar se një ditë përsëri pranë jush do të kthehet ..!
Në të pyetëshin urat, lisat ,gurët,dielli e hëna bashkë me qiellin e kaltër,
Në të pyetshin nëna,babai,motra e vëllezërit për mua,
Thuaju se do të kthehem një ditë pranë e djegur dhe e përvëluar,
Në përqafimin e përmadhshëm të mbështes zemrën e copëtuar!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.