15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Lumturije Sulejman Drenica

POEZIA E JAVËS

DET PA FUND
Poetja Lousiana Markou

Det pa fund më duket historia

Çdo ditê …

shtohet nga një pikëpytje

Çdo ditë …

nis e mbaron me kacafytje..

Si toka

që zihet me qiellin

e pastaj me detin…

Ashtu ngatërrohen çdo ditë

ëndrrat me realitetin

Det pafund …

më duket historia…..

ku njerëzit bëhen thjesht fosile…

Qielli një mjegullnajë ëndrrash

..e toka

shkretëtirë me gamile…

Mes meje dhe realitetit..

kurrë nuk pati qetësi…

Sa shpesh e pyes veten..

Ku jam…?

Ku jam …se ..s’po di…

Endrrat më çojnë në qiell…

Historia më hedh në det…

Toka një skenë gladiatorësh…

që qelbet nga gjaku i vet…

Kur lodhem duke shkruar..

kur dehem duke menduar.

..kujtoj Omar Khajamin…

dhe them …Jam unë e gabuar?…

Asgjë…

nuk marrim me vete…!

Kalimtarë jemi në këte jetë…

Me mirë e më gjatë jetojnë ata…

që i futin një mendje të lehtë !

……..Athinë 3 – 11- 17……..

……..《 L / S / D》…….

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

Edhe kjo natë
Me vehte më mori edhe sote kjo natë vjeshte,
Ashtu sikur gjethet e pemëve kur i mer era,
Me gjithë kujtimet e mallet e zemrës ngarkuar,
Më udhëtojë pa lëndime në hapsirën e pafund !
Rrugëtuam të heshrur nën dritën e hënës,
Me shoqërinë e mijëra e mijëra yjeve përreth,
Oh; – Me gjithë dëshirat e shpresat e vrarë,
Atje nëpër qiell me sy kërkuam mallet të shërojmë.
Por edhe kjo natë na mori me vete si natat tjera,
Për një çastë më treti larg nëpër hapsirë ,e mëndjen ma përhumbi,
Nga përgëdheljet e dritës së hënës shpirti kishte rënë në qetësi,
Zemra priste agimin e ditës për të shuar mallin e tretur..!

[ Lumturije S Drenica ]

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.