27.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Korrik 2025

Lumturije Sulejman Drenica

Përsëri vjeshtë

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti

Orë e vonë përsëri, pasmesnatë,
Natë vjeshte e qetë pa turbullira,
Hëna po vozit pas rreve duke u fshehur,
Sot po rrugëton pa shoqërinë e yjeve.
Diku po bie shi e shkreptim vetmia,
Diku Hëna rret e bardha i përshkon në qetësi
Diku po ngrijnë akull e bënë të ftohtë ,
Diku nënat e helmuara presin një letër apo një lajmë.
Përsëri rrugët e shkreta edhe sonte pa kalimtarë,
Ashtu si ëndrrat e mia të ndarra përgjysmë,
Përsëri sonte heshtja na ka pushtuar gjithandej,
Unë rrii nën dritën e Hënës me mëndje e zemër larg tretur.

Përsëri pa fjalë e plotë lotë e dhimbje kjo natë,

Ndërsa Hënëza më vështron si pafajësi,

Oh, magji e sajë e urtë seç më ledhaton pa më lënduar,

Ah;- moj Hënëz, sa do të doja unë të jem si ti ..!

“””””””””””””””””””””””””””””

Urime ditlindjen Baba i dashur
Mirëmëngjesi miq e shokë,
Dashamirës e farë e fis,
Mirëmëngjesi trojet e mia,
Larg prap më gjen kjo ditë vjeshte.
Bënë ftohtë e diell s’ka,
Frynë erë e bie shi pa pushim,
Por s’mundem dotl të rri e qetë,
Me pikat e shiut po ti nis urimet.
Urime ditlindjen j shtrenjti baba,
Edhe shumë vite të tjera gëzofsh,
Shëndet e lumturi paqi gjithmonë,
Nga mërgimi bija me nipat e mbesën të uronë.
Përsëri larg fizikisht ndodhemj baba,
Por me zemër e shpirtë pranë teje jemi,
Të paqim sa malet heroi ynë,
Çdo mund tëndinë na e bëni hallall.

Sot një dulli ngriheni edhe për ne,

I dashur dhe i shtrenji Baba,

Në të është i mbëshjellur edhe urimi ynë,

Gëzuar dilindjen krenaria jonë,Baba hero..!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë
Sa herë me mëndje e zemër të përmallur,
Jam kthyer muzgjeve e agimeve andej nga erdha,
Por ky fat i zi si s’mu hoq kurrë qafe,
Trupinë zvarë po ma tërheq pa mëshirë.
Ndërsa sytë e përlotër kërkojnë në largësi,
Ty të dashurën dhe të shtrenjtën toka mëm ,
Oh, zemra prej teje s’ka të ndarë as edhe një sekondë,
Shpirti të kërkonë papushim netëve të errëta pa Hënë.
Nuk e di ç’është ky fat i trishtë gjithë ndarje e dhimbje,
A thua o Zot ti na dënove , se përbuzëm vatan,
Apo haruam gjakun ,e shitëm nënë e babë,
E ma keq se s’njohim më, motrën e as vëllan..!
Ai më i dhimbëshmi është amaneti i të parëve,
Që e shkelëm e nuk e quam deri në fund,
Loti i nënës që rrjedh si krua e toka se mbanë dot,
Apo votra e shtëpisë që mbeti pa djal e vajzë.
O Zot;- përse ndarje e pikëllime e lot,
Kur ti e din mirë se ku shpirti gjen qetësi,
Ndriqoje rrugën e bekuar zogjëve shtegtarë,
Që në prehërin e nënës loke ti shërojë plagët.
Oh ky tren i pambarim,në rrugë të pakthyeshme ma treti,
Ku për ne nuk ka sa ditë e as natë me gëzim,
Ah e shtrenjna nënë,ne s’jemi kurrë të ndarë,
Ne jemi bijtë tuaj e ti je e jona nanë.!

[ Lumturije S Drenica ]

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.