Nga Pjeter Nikolla shkrimtar
Marre nga libri gati per botim me titull:
“Te pa thenat per mitologjine
dhe autoktonine e Mirdites”
Fill mbas çlirimit antifashist e nazist të Shqipërisë, filloj puna për arsimin në Mirditë, nga i ngarkuari për arsimin, Ndrecë Ndue Gjoka, në bashkëpunim me Bardhok Bibën dhe u hapën 51 shkolla në Mirditë.
Sipas gazetes, ”Jehona e Shkodrës” 15 korrik 1945, në fillim të vitit 1945 u hapën 51 shkolla në Mirditë. Për herë të parë në historinë e Mirditës u tërhoqën në shkollë edhe vajzat.
E habitëshme është se disa të ndikuar nga politika për të denigruar arsimin në Mirditë, po publikojnë dhe mohojnë arritjet e arsimit mbas çlirimit antifashist e nazist, ku falsifikojnë hapjen e 51 shkollave, i quajnë ato 47 kurse kundër analfabetizmit dhe gjoja kurset u kthyen në shkolla, me referime të manipuluara dhe përpjekje të qëllimëshme për të nxirë padrejtësisht arritjet e arsimit në Mirditë.
Informacioni i seksionit të arsimit Mirditë, drejtuar Prefekturës Shkodër dat 9 korrik 1945 shkruan se, më 13 dhjetor 1944 KNÇl, Mirditë vendosi të hapi 47 kurse për të luftuar analfabetizmin.
Fill më poshtë, po ky informacion i dates 9 korrik 1945 shkruan se, në Mirditë vazhdojnë 50 shkolla me 51 mësues dhe me rreth 1000 nxënës, ku janë renditur mësuesit, shkolllat, fshati dhe numri i nxënësve. Pra janë shkolla dhe nuk janë kurse, që bien poshtë manipulimet.
Ka patur shkolla fillore dhe kurse
kundër analfabetizmit
a) Shkollat me nxënës, kanë patur program mësimor të rregullt.
b) Në kurset kundër analfabetizmit mësonin të rriturit shkrim e lexim.
Dihet se fillimi i vitit shkollor 1945, nuk kishte godina shkollash, fshatrarët liruan shtëpitë e tyre që u bënë shkolla dhe vite pas vitesh u ndërtuan shkolla për çdo fshat.
Manipulimet janë të shkruara tekstualisht:
1 “Pas çlirimit antifashist e nazist në vitin 1945 është marrë vendim më 13 dhjetor 1944 nga Këshilli Nacional Çlirimtar të ngrihen në Mirditë 47
kusre kundër analfabetizmit, ku do të jepnim mësim 50 mësues provizor fillorist e seminarist, këto kurse u formalizuan dhe u kthyen në shkolla”.
*Në fakt kurset për të lufuar analfabetizmin nuk janë bërë në shkolla, por nëpër shtëpia të fshatarëve Kjo dihet derë për derë në Mirditë, por kërkohet të nxihet arsimi në Mirditë.
2.Shkruajnë: “Ndërkohë sipas njoftimeve zyrtare, në vitin shkollor
1945-1946, në Mirditë kishte vetëm katër shkolla, që plotësonin kushtet për të qenë të tilla”! Të mohohen 51 shkolla e të thuhet se ishin vetëm katër shkolla në vitin 1945-1946, kjo është një absurditet për të nxirë qëllimisht Mirditën!
*Kur fakti është se në vitin shkollor 1945-1946 kanë marrë deftesat e klasës së parë fillore mbi 1000 fëmijë, nxënës të shkollave fillore në Mirditë.
3.Shkruajnë: “Kjo gjendje arsimore e viteve 1945-1946, e rendiste nënprefekturën e Mirditës të fundit në Prefekturën e Shkodrës dhe njerën nga trevat më të prapambetura në vend”. Një mashtrim iturpshëm që kërkon të nxijë Mirditën për arsimin!
*Në fakt Mirdita renditet e para në prefekturën e Shkodrës dhe më e dalluara në Shqipëri.
E vërteta, e arsimit në Mirditë është gdhendur në shtypin e Shkodrës më 15 korrik 1945, ku shkruan tekstualisht:
“Punë në heshtje”, “Me çlirimin e Mirditës, çka çudit gjithkënd, në atë krahinë funksionojnë jo më pak se 51 shkolla fillore, Të gjitha katundet dhe malsitë e Shkodrës nuk i kan pas parandej kaq shkolla….Ma se 1000 fëmijë në Mirditë kanë zanë të shkruajnë e të këndojnë. Kjo është fitore ndër më të mëdhatë e rindërtimit tone”.(Gazeta, “Jehona e Shkodrës”, 15 korrik 1945)
Publikimi i kësaj gazete argumenton konkretisht:
1. Në gazetë thuhet se, janë ngritur 51 shkolla fillore në vitin shkollor 1945-1946 dhe jo 4 shkolla.
2. Në gazetë thuhet se janë shkolla fillore dhe jo kurse kundër analfabetizmit.
3.Në gazetë thuhet se treva e Mirditës është më e lavdrueme që çudit gjithkënd, dhe jo më e prapambetura në vend.
A nuk është ky një manipulim i çuditshëm, për të nxirë Mirditën?!
Theksojmë se Mirdita edhe para çlirimit nga fashizmi e nazizmi krahasuar me trevat e tjera të vendit për shkollat, ishte më e dalluara.
Këtë e vertetojnë ngritja e shkollave në Mirditë si asnjë krahinë tjetër, nga klerikët katolikë pranë kishave si: në Vëlë që më 1629, vazhdonte më 1632, në Pllanë 1638, në Blinisht Lezhë me banorë zbritur nga Mirdita më 1639, në Orosh më 1657, në Rëshen 1900, në Spaq më 1902, në Simom më 1907, në Gomsiqe 1918, konvikti i Oroshit u ngritë më 1925 etj. etj, kur gjatë kësaj kohe nën pushtimin osman në të gjitha krahinat e Shqipërisë kishte vetëm një shkollë me drejtor Petro Nini Luarasi, që me te padrejte prej vitesh festohet tek ne viti 1887 si viti i hapjes se shkolles pare shqipe! Shtrohet pyetja: “kush janë këta që kërkojnë të nxinë Mirditën për arsimin?!
4.Për këto arritje të 51 shkollave në Mirditë mësuesi Ndrecë Ndue
Gjoka më 21 nëndor 1945 propozohet i pari në Qarkun e Shkodrës për dekorim si më i dalluari i Qakut të shkodrës për arsimin. (Musa Kraja, “ Mësuesi Unikal në Ballkan”. 2006, f. 48-49)
Pra ishte më e dalluara Mirdita ku theksohet për ngritjen e 51 shkollave, dhe jo më e prapambetura.
. Hapja e 51 shkollave në një kohë aq të shkurtër në Mirditë është meritë e mësuesëve me një angazhim vetmohues për t’i dhënë arsim e dije popullit të Mirditës. Mësuesit janë po ata që ka informacioni i cituar mësipër që ndodhet në arkivin Mirditë.
Ata mësues që janë në informacion dhe të tjerë, janë prova dhe fakti shkencor i së vëretetës. Këta janë deshmitarët konkret për ngritjen e 51 shkollave në Mirditë në fillim të vitit 1945.
Vlera dhe fisnikëria e këtyre mësuesëve të parë ishte se, kur Ministria e Arsimit ju dërgoj rrogën për punën e kryer, ata nuk pranuan ta marrin, sepse e çuanin këtë detyrë që e bënin për fëmijtë e tyre.
Kjo është e vërteta, që nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.
Unë jam një nga ata nxënës që kam filluar mësimin në fillim të muajt shkurt 1945 dhe kam mbaruar klasën e parë fillore si, gjithë nxënësit e shkollave në Mirditë, më 15 nëntor të vitit 1945. Ruaj dëftesën e klasës së parë fillore të vitit 1945, të cilën po e publikoj si provë shkencore.
Por edhe më keq! Mbeturinat fashiste e naziste jashtë Shqipërisë arritën deri aty që të shtynë të arratisurit në Shqipëri, të veprojnë kundër vendit të vet dhe fëmijeve të vete, të cilët në mënyrë të organizuar më 1946 vranë tre mësues në Mirditë: Ndrecë Ndue Gjokën më 17 shkurt 1946, Llesh Prend Markun, nga Kashnjeti më 9 gusht 1946, Ndue Gjin Tucin nga Oroshi më 9 prill viti 1946; këtë të fundit e vranë brënda në shkollë para nxënësëve, iu grisën nxënësve edhe librat!
Ky është fakti që këta kriminele me injorancën e tyre, vranë mësuesit e fëmijeve të tyre.
Harrojnë këta të politizuar se nuk mund të falsifikojnë e mashtrojnë zhvillimin arsimin në Mirditë,sepse pikrishtë për arritjet e arsimit u bë shembull pozitiv Mirdita dhe përgjegjësi arsimit Ndrecë Ndue Gjoka, për të cilin u ngritë në pjedestalin e ndritur të arsimit kombëtar në Shqipëri.
Argumentimet janë në vlersimet
e bëra në vite si më poshtë:
1.Ndrecë Ndue Gjoka, pikërisht për arsimin është dekoruar në dy
Epoka si rrallë kush, “Mësues i Popullit në vitin 1956 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
2. .Në kohën e demokracisë është dekoruar me urdhërin: “Naim Frashëri” të Klasit Parë me Dekret nr. 811, dat 11 Prill 1994 nga Presidenti i Shqipërisë.
3. Në respekt të veprës së tij të pavdekshme, poeti Llazar Siliçi shkroi poemën “Mësuesi” dhe skenarin e filmit “Komisari i Dritës”,
4. Iu kushtua filmi “Komisari i Dritës”.
5. Iu ngritë busti, në vendlindjen e tij në Fan.
6. Edhe sot aty në Fan, shkolla 9 vjeçare është me emrin e Mësuesit të Popullit” Ndrecë Ndue Gjoka.
7. Prof. Dr. Musa Kraja ka botuar dy libra qe i kushtohet jetes dhe veprimtarisë së Ndrecë Ndue Gjokës në zhvillimin e arsimit në Mirditë, dhe në Kosovë, njërën në vitin 2006 dhe tjetrën më vonë.
8. Studiuesi e shkrimtari Pjetër Nikolla, ka botuar një libër për punën e jashtëzakonshme të mësuesit Ndrecë Ndue Gjoka, për arsimin në Kosovë dhe në Shqipëri (në vitin 2010).
Prej vitesh busti (monument) i Ndrecë Ndue Gjokës, është i rivendosur në qytetin e Rreshenit, kryeqendër administrative e rrethit të Mirditës.
Të mos harrojmë se Ndrecë Ndue Gjoka ishte mësues i vitit 1945 e deri në shkurt 1946 që u vra. Atë kohë Qeveria Shqiptare quhej, Qeveria Demokratike e Shqipërisë dhe Ministër i Arsimit ishte Sejfulla Malëshova, një personalitet i kulturës shqiptare dhe një demokrat i asaj kohe.Edhe pas vrasjës së tij me 17.2.1946 zhvillimi i arsimit vazhdoj në Mirditë.
Në Vazhdën e arritjeve të arsimit, u hapën në Mirditë shkolla 7 vjeçare, 8 e 9 vjeçare; u zhduk analfabetizmi, u hapën shkolla të mesme bujqërore, shkolla të mesme të përgjithsheme, shkolla të mesme industriale, pyjore, etj. dhe Mirdita vazhdoj ndër krahinat më të përparuara të vendit për arsimin.
Me ardhjen e demokracisë, u ndërtuan shkolla të reja më të mira, por nga keq qeverisja, fshatrat dhe shkollat u braktisën, shkollat e mesme u mbyllën, përveç shkollës së Mesme të përgjithshme në Rrëshen, Reps Rubik, Gjegjan, Fushë Arrës, Gojan, etj.
Shpresojmë që me reformat ë vazhdueshme të normalizohen shkollat në fshatra, sepse janë mbyllur me dhjetra e dhjetra shkolla, për mungesë nxënësish. Shteti duhet të ndihmojë për infrastrukturën dhe në drejtime të tjera që të gjallërohet fshati dhe shkollat.
Si perfundim duhet theksuar:
1. Shfaqeja dhe publikimi (sot mbas 77 vjetesh) i informacioneve te derguara nga seksioni i arsimit Mirdite, ne pref. Shkoder, jane perzgjedhur ato per kurset kunder analfabetizmit, me qellim falsifikimi; ndryshej, pse ulen shkollat dhe behen kurse kunder analfabetizmit?!
2. Nuk kane firmen e Ndrece Ndue Gjokes. Pse nuk e kane firmen e pergjegjesit te arsimit; a mund te niste informacion Ndrece Ndue Gjoka pa firme?!
3. Nuk kane informacionet vula! Pse nuk kane vula informacionet, mund te niste Ndrece Ndue Gjoka informacione pa vule e pa firme?! Kush e lejonte ate kohe Ndrece Ndue Gjoken te dergonte informacione pa firme e pa vule?! Nga ana tjeter i pranonte Shkodra infoemacionet pa firme e pa vule?!
Ku eshte vlefshmeria e ketyre informacioneve?
4. Pse nuk publikohen informacione, te rregullta per shkollat, te viteve, 1945, 1946?! Sepse kerkojne te falsifikojne arritjet e arsimit ne Mirdite.
Dhe me ne fund, pse gjithe ky mllef dhe ky preokupacion per te nxire Mirditen?!
kujt i sherben ky diskutim i pa vlere, pas 77 vjetesh?! Kjo eshte e cuditshme kush fshihet pas
ketij sherbimi kunder Mirdites?! Kush eshte kaq i interesuar qe pas 76 vjetesh t’i luaj kockat, Ndrece Ndue Gjokes?!
Sigurisht sherben per te erresuar punen arsimore ne Mirdite dhe per te zhdukur kujtesen historike per shkollat ne Mirdite, per te mohuar te verteten per nje ceshtje madhore te arsimit ne Mirdite.