13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Manushaqe Hoxha Laçi

  • Dhurata e nënës!
Ma dhurove rrezen e diellit edhe kur ishte e fshehur pas reve
Edhe në netët e mia më të errëta më dhurove yje e hënë
Më mësove si ta dua jetën në të gjitha sekondat e saj pa mistere
Kuptova që nuk ka paqe e qetësi si në prehrin tënd të ngrohtë, nënë!

Më mësove si ta dua çdo filiz që lind e petale që shpërthen

Të dua gjethen e zverdhur, degët dhe kërcunjtë e thatë

Më edukove të vlerësoj një pikë ujë në gotë dhe shiun kur bien

Të di rëndësinë e një kokrrize kripë apo një pike mjaltë.

“””””””””””””””

Lumturia e Erdetës (Era)Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Para teje jetova lumturinë e të qarës së parë të jetës
Me fjalët e tua të para doja të hidhesha deri në qiell
Ti më ngjite në fjalën “nënë” si zogu të bisku i degës
Ti më bëre që të shikoja e të lumturohesha me një tjetër diell
Tek ti kam parë dhimbjen që edhe gurin e shkërmoq
Ku një dashuri sprovohet në sfidën më të madhe
Para teje jam dhe sot një nxënëse që vetëm dëgjon
Urimet për ty I bëj çdo ditë si xixat e fishekzjarreve
Para forcës tënde marr një forcë tjetër si të isha një gjigande
Të eci me hapat që zgjojnë barin e livadheve
Në hapat e tu rindizen flakët e shumë zjarreve
Në atë det zemre unë mbjell sërish të gjithë manushaqet
Tani para teje jam si një bedenë kështjelle
Jo si kala Vajkali, kala Kruje a kala Rozafe
Me ty në krah gjithë bota më behet si lule e çerdhe
Me ëndrrat e tua ngrej natë e ditë kala me vargje
Para teje bota më zbukurohet si dy gërsheta
Më vjen në gjunjë mali si një qengj i butë
Ooo, Ti je lumturia ime më e madhe, Erdeta
Ti je lulja më e bukur që më vjen në buzë

Nëse diku një lot unë e fsheh në qerpikë

Mos më shih Erdeta po fshima ngadalë me duar!

Se jeta është për të gjithë një diell i ri që na ndrit

Është një flamur që e vë në majën e ëndërruar

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.