12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Manushaqe Hoxha Laçi

 

Turbulencë mendimi.L'immagine può contenere: oceano, acqua e natura

Vrazhdësia e kohës gërvisht
butësinë e zemrës shkatërron.
Në ditët që shpejt ikin
e në momentin që qëndron.
Dashuria vritet barbarisht
nga pleqëria kurrë nuk vdes.
Zhurma e kujtimeve tinëzisht
rilind dhunshëm çdo mëngjes.
Mbajmë dhimbje mbi kurriz
ditët rënkueshëm frymojnë.
Në burime të mistershme ligësish
ca pika lumturie kërkojmë.
Shpirti njerëzor ka fuqi të pashtershme
energji të pafundme burimore.
Rrugëtimit sfidojmë pengesat
Madhështia ka vlera bashkëkohore.
Ndjenjë.L'immagine può contenere: cielo, spazio all'aperto e natura

Në dritaren e të bukurit sy

pashë qiellin në perëndim.

Yjet etshëm digjeshin aty

për t’u shuar në zjarrin tim!

“”””””””””””””””””””

Pa hezitim!

Në oqeane dëshirash të pres

ku akullnajat digjen çmendurisht.

Ndjenjat e fjetura t’i rindez

mes dy botëve marrëzisht…!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.