I qetë e i trazuar deti i shpirtit tim
batica e zbatica në të tijin rrugëtim.
Si natyra që pamjen çdo stinë ndërron
shpirti buzëqesh i gëzuar e në dëshpërim vajton.
Me bukuri shpirti lulet zbukuruar
ju mungon aroma nga lotët dhuruar.
Qielli me kaltërsi shpirtit tim i ngjan
kur nga dhimbja ngryset, me lotët e tij qan.
Në pasqyrë të shpirtit hëna pikturuar
me shkëlqim magjepsjeje dielli rrezëlluar.
Muzika e shpirtit mbetet refren jete
mes lëndinave shpërthen ujvara e dete…!
03.07.2020

Hodha tutje zemërvrarë mungesën
mbushur brenga e mall të patretur.
Murrosur retë me shi u ngarkuan
me dallgë e rrebesh tokën mbuluan.
Mallin e shpirtit e derdha në detë
u dogjën rënkueshëm shkëmbinj e ajzbergë.
Dallgët u tërbuan përplasur në brigje
dhimbja pakufi nuk njeh rrugë e shtigje.
Vadita tokën me lotët e zemrës
filiza mbinë në rrënjët e shpresës.
Dashuri mbolla në parcelat e qiellit
të vijë në tokë me rrezet e diellit.
05. 07. 2020
Me tragetin e ndjenjave po lundroj;
zemrën mbushur mall kam ekuipazh.
Në kontinentin e dashurisë do ndaloj;
pranë teje, më i bukuri mirazh!!!
Seç kam një mall të fshehur
një dëshirë në buzët shkrumb.
Të prek fundin me ty e dehur
në krah të natës ëndrrën përkund.
Seç më ndizet shpirti zjarr
kur në mendje ti më vjen.
Në gjirin tënd si lule e bardhë
dua të zgjohem e të fle.
Më prit netëve të të dhuroj
vargje të mbushura rreze dielli.
Në shpirtin tënd të bëhem yll
të zbres mbi ty hënën nga qielli.
Kush arrin ta shpreh’ me fjalë
dhimbjen që mban zemra
Me trishtimin mbytur në vaj
që lufton përbrenda?!
Mundet dikush t’i jap’ dorën
shpirtit që heshtur qan
Butësisht plagën t’i mjekojë
që në trup e mban?!