Nga goja nxorre gjithmonë mjaltë,
kushëriri im,
o vëlla Vangjeli zemërbardhë!
Fryma jonë
ngaherë këmbente mirësi ,
për jetën.
për të ardhmen dhe harmoninë,
ashtu siç e donim ne letërsinë..
Kurrë nuk nxorre nga goja
të keqe fjalë,
kurrë ,kurrë nuk ngule gjemba,
as ndonjë halë.
Vështirë!!!..shumë vështirë
të shkoj për në lumë,
kushëriri ynë vëlla
ka rënë në gjumë.
Kur unë të të bërtas:
– Kushëri ,si të kam?
Të lutem ,nga Qielli
më jep një mundësi!
Nuk dua të të humbas
lotë të gëlltas,
dua të ndjehem
që je këtu ….
i rrethuar nga vajzat e tua,
si flutura të bukura….
sofrën duke shtruar,
ne me motrën Dhorkën
të rrimë …
me Nuçin, si dikur
me kushërinj të tjerë
bashkë te oxhaku,
aty,aty te konaku ,
bashkë me Lejdin
dhëndrrin tënd të parë
deli djalë.
Dua gjallë ..midis nesh
të të mbaj këtu,,
e bashkuar,
me gjeneratat me radhë
me ishnxënësit e tu.⚘