14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Margarita Zeneli

Ti mundesh…

Ti mundesh..
të jetosh ..
edhe pse shpirtin ta kanë vrarë,
e një copë zemre ta kanë marrë !
Ti mundesh..
Të dashurosh..
edhe pse dashurinë ta vodhën
plaçkitën ç’ka deshën
e si leckë të hodhën!
Ti mundesh..
Të ecësh me kokën lart
edhe pse të rrëzuan,
pa fakte të akuzuan,
të fshehur pas perdes
fytyrën e tyre harruan!
Ti mundesh…
Të shkruash ,
lexosh e krijosh,
edhe pse vargun maskat ta grabitën
alibi krijuan
e vetes kënaqësi i dhuruan!
Ti mundesh ..
Të shpresosh
edhe pse shpresën ta prenë
ëndrrën ta shuan
e të tyren ndërtuan!
Ti mundesh ..
Se je femër ,
e fortë dhe e guximshme,
tregoju të gjithëve
se asgjë s’të mposht,
Ambicia të udhëheq
e jeta çdo ditë të buzëqesh !
Margarita Zeneli🍁
Tetor 2021
Gjermani!

Fliste me veten ..

Ndoshta te gjitha i pa vetëm me sy
e fjalës ,ndjenjës, priti t’i kthehej,
pesë gërma që s’u shkruan kurrë aty
bëri të tretej ,buzëqeshja ti zbehej!
U shembën gjethet varur litarë’
herët u zverdhën ,nga zjarri ndezur,
pema nuk mundi lart të ti mbajë
vetëm një natë ,me to ish’ velur!
Yjet vezullonin në qiellin blu
pas hënës çdo natë ,zënë e treten,
veç ylli që hëna e donte aty
i heshtur rrinte,fliste me veten!
Mëkatet vjeshta deshi t’ia merrte
që sa hyri i bëri pritë,
në sytë blu të saj t’mos kishte derte
faqes t’pikonte ,gjithmonë lot-dritë!

Mar🍁

Tetor 2021

“”””””””””””””””””

Të kam ënderruar…
Në çdo hap që hidhja…
Ku gjethet e vjeshtës pëshpërisnin nën zë ..
Zhurma e tyre më largonte,
hapat e tu mos t’i ndjeja..
Më dukej sikur hija jote më ndiqte, e më thoshte:
Hej ndalu pak..
E unë doja dhe s’doja ,kokën të ktheja pas..
Ndalja frymën ,
ecja në rrugën pa gjethe që të mund të dëgjoja hapat e tu ..
Fëshfërima e erës më pëshpëriste në vesh..
Melodi e zogjve kujtimet mi zgjon..
Zhytem mendimeve e me vete qesh..
Aromë dashurie trupin më përshkon!
Dhe eci e eci ….
Rruga plot gjethe të arta e shtruar ..
Kthej kokën pas ty të kërkoj..
Më kot, asgjë,..ngela hutuar..
Ti nuk do të kthehesh,..do të harroj!!

Shtator 2021

Mar🍁

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.