Dashuria u kthye në det..
Më the je yll,dhe yjet u zbehën
Më the je hënë ,dhe hëna u fsheh,
U dehën ata ,
dhe ne u dehëm Si dy të dehure
u ngjitëm mbi re!
Në shtratin e parajsës ,
të dy ëndërruar
Aty ku veç yjet bëjnë dashuri,
Shumë puthje të zjarrta bashkë -shijuar
Ëndrra mori jetë, në një mrekulli!
Hëna ndriçoi, e yjet gëzuan
U ndezën si drita cep e më cep,
Sytë tanë lot gëzimi lëshuan
Dashuria nga pikë u kthye në det!
Në sytë e tu u shkriva e tëra
Si dielli ti u mbyte tek unë,
U përqafuan dielli dhe hëna
Universi u ndez ,u ndriçua më shumë!
“”””””””””””””””””””””””””””””””
Ç’njerëz mban kjo tokë …
A e di o zot se ç’njerëz mban kjo tokë
të vërteta thonë pak e gënjeshtra me okë!
Disa të përgjërohen mëkatet të lajnë
të tjerë frikë të afrohen
mashtrimet larg i mbajnë.
Disa shesin veten për emër e famë
harrojnë se bosh fare brenda tyre janë.
Ka dhe nga ata shtiren se të duan
u kënaqet shpirti kur t’shohin se vuan.
Por ka dhe disa fallso shfaqen papritur
mohojnë fytyrë e emër qëllimet për t’i arritur.
E në fund na vdesin dhe zemrat gjallë kanë
kënaqen kur shohin të tjerët kur qajnë.
Qeshin dhe gëzojnë sa shumë na paskan dashur
nën zë shpesh e thonë
sa miq të mirë kam pasur .
Shumë të kanë zili pse nuk janë si ti
fali ti o zot jepu mirësi.
Dhurojnë buzëqeshje dhe shpirti u kullon lot
janë të paktë këta gjenden rrallë mbi tokë.
Ka edhe nga ata me shpirtin e bukur
me gëzimin e tjetrit ndjehen gjithmonë t’lumtur.
Ka humbur repsekti!
Është zbehur dashuria,
pa ndërgjegje i rrituri I pasigurt fëmija .
Margarita Zeneli Dhjetor 2021 Gjermani