Qe një letër shkruar me kujdes nga një dorë e brishtë, delikate,elegante gruaje! I vinte keq t’a hapte e t’a lexonte . I dukej se padashje po hynte në disa sekrete shpirtërore , për të cilat duhej të qe e përmbajtur as duhej të kishte kureshtje. U mundua të evitonte dëshirën e të merrej me diçka tjetër. La mënjanë librin me fletë të zverdhura ku qëndronte zarfi me karafilin e tharë. Madje do të qe më mirë të mendonte të dashurin e saj, që mezi priste të mbaronte lufta e t’a çonte në shtëp,i bashkë me lirinë. Në çast u ngrit e filloi të sistemonte ca veshje të saj,por kurioziteti i quajtur “femër” e tundonte deri në hapje të lerëss .Filloi të emocionohej e t’i dridheshin duart. Njësoj si të qe ndonjë letër dashurie shkruar enkas pë të ,ku bandilli ëndrrave të saj i prmtonte dashuri të përjetshme. E në këto meditime të ëmbla buzëqeshi lehtazi dhe hapi zarfin. Në krye të saj qe vënë data,muaji dhe viti. Tamam si një detytë shtëpie shëmbullore ,ku të nesërmen mësuesi e ekspozon përpara klasës për estetikën dhe shkrimin e kujdesshëm.
“E shtrenjta ime ! Shëmbëlltyra e vuajtjes dhe virtytit. Natën e bekuar të ardhjes tënde në jetë, mësova vetëm që ishe vajzë por nuk dëgjova kurrë të qarat e tua . Habitem me vete si më kapoi “ gjumi i vdekjes”, ndërsa trillet e fatit mizor, vuloseshin dhomave të mistershme. Qe një nëndor me ditë të mjegullta ,të lagështa e gjithnjë gri. Ndërsa për ty e vogla ime, më thanë qe linde “ e vdekur”. E unë, nëna yte që të mbajta nëntë muaj brënda qënies time, që ushqeva çdo qelizë tënden me gjakun dhe frymën e ankthshme,u trasformova në krijesë të padukshme e mosegzistuese ,që gjithshka përreth i më zvogëlohej deri në mohim.Oh,e vogla ime më fal! – Sonte edhe fjalët më mungojnë. Kam vendosur të thyej përgjithmonë prangat e fatit ,ato pranga që bënë zia Anildën dhe të shoqin e saj,zio Karlos të vendosnin mbi fatin tënd të mnistershëm. Sonte, pak pas mesnate do të braktis përgjithnjë kështjellën ,e me flatra lumturie do nisem drejt jetës së rilindur. Sigurisht po të ishe edhe edhe ti,jeta jonë e rilindur do të qe më e ndritshme. Këtu në dhomën ku bashkë jetuam pak muaj pas krijimit të embrionit tënd, po kaloj orët e fundit . E ndërsa pres të bjerë mesnata , nisa të të shkruaj ty,sikur ti të jesh në një pikën tjetër të globit, e një ditë ëndrrat e tua kërkimtare do takojnë ato të pritjes time të ethshme. Brenga që mbaj prej asaj dite me lagështirë nëndori, që të ktheva krahët,në mënyrë të pavullnetshme , duke të lënë as vetë nuk di se ku, po më çan kraharorin. Të mendoj çdo ditë krijesa ime prej qumështi dhe ëndrra ujore,ndërsa për të tjerë ti ishe një lodër kapitëse, që hidhet pa mëshirë territ të humnerave . Mundohem të përfytyroj linjat e tua,sytë e ndritur zmerald si babai yt e flokët ngjyrë të hapur si kallëza të pjekura gruri. Më ngjason me princeshën lozënjare që kërkon të zbavitet shtigjeve lodërtare. Pasataj më shfaqen sy të trishtë,melankonikë dhe përfytyrimit tim dhimbja i jep një grusht sfilitës.
Ketu po lë një fjollë kujtimesh të fjetura ,ndërsa pres “zgjimin tënd”. Sa shumë kam për të treguar ëngjëlli im i bukur! Ti,që jeton në çdo thërmijë të shpirtit tim, deri sa unë të baltohem me toksoren , e shpirti të veshë flatrat e ngjitjes në univers. Kujtoj muajt e ferrit që kaluam sëbashku në Venecia . Qenë muaj të gjatë ku dhimbjet më sfilitën shpirtin,e ti qeliza e shpirtit tim që rriteshe brënda meje ,ndjeje dëshpërimin e pafuqishëm . E gjitha kjo ëngjëlli im,bëhej për të ruajtur emrin dhe nderin e familjes ,pa menduar për asnjë çast grushtin shkatërrues që u jepej dy jetëve të pafajshme. Ndihesha e pafuqishme në aparencë për të ndryshuar planet e tyre,ndërsa shpirti rebelues dilte përtej mureve të ftohta të luksit, ku jetonte hipokrizia. Ah,vezullimi ëndrrës time,Dorotea. … Eloiza e la letrën për një çast dhe hodhi vështrimin përtej territ. Gjithshka dukej e qetë dhe iluminuar.
Tik taku orës po i afrohet mesnatës ,e pas pak dritat do të fiken në shenjë braktisje. Në heshtje do dal prej ferrit të shkoj drejt atit tënd,Dorotea. Ja,po dëgjoj trokun e kalit.Dikush është afruar dhe mua më duhet të mbyll letrën dhe të largohem vetëtimthi. Po të marr me vete në dëshirat më të thella e përvëluese të shpirtit.
Kjo mesnatë e largimit mban emrin tënd Dorotea ime vezulluese! Ndiej brënda dejeve gufimin e dashurisë për ty,si magma shpërthyese e Vezuvit ,që edhe në atë shpërthim një gonxhe mbeti mes shkëmbijsh.Ashtu edhe në vullkanin e shpirtit tim ka mbetur një gonxhe shprese e pavyshkur,që do të lulëzojë deri në kthimin tënd! – Si thua Dororea ime e artë?
Eloiza mbylli letrën dhe e futi në mes të romanit të Gëtes , që sapo pat mbaruar së lexuari. “Vuajtjet e djaloshit Verter” .
Sa e pasur është bota me dhimbje ,vuajtje e dëshpërime ! Por edhe karakteret më të skalitura,të pathyeshme,të forta mbeten gjithnjë ato të ndërtuarat me fillin e dhimbjes. Ndërsa bulëza dashurie pikojnë në zemrat e guximshme, të pastra e të sinqerta. Vetëm vendosmëria dhe qetësia e brëndshme bien në ujdi me mëndjen ,duke i dhënë hov çdo vendimi. – mendonte Eloiza tek linte kështjellën me shpejtësinë llamburitëse të dritës