2 vjet me pare u nda nga jeta Andrea Camilleri, “babai” i komisarit Montalbano dhe i shume veprave te tjera, qe Dituria i ka sjelle ne shqip.
Në një nga intervistat e fundit te tij, Andrea Camilleri tregoi se cilat ishin dy mësimet e mëdha që kishte marre në jetë: një te drejtpërdrejtë dhe tjetrin indirekt.
Mësimi i parë i madh ishte ne vitin 1949, kur Camilleri po jepte provimin për t’u pranuar si student në Akademinë e Arteve Dramatike në Romë.
Pas dy orë e gjysmë provim, i riu Camilleri dorëzon detyrën dhe regjisori Orazio Costa, duke i dhënë dorën, i thote: “Dije që unë nuk jam dakord me asgjë nga ato që ke shkruar dhe thene në këto dy orë. Mirupafshim. “
Camilleri, i bindur se nuk ishte pranuar, e la hotelin e vogël ku rrinte, për të bujtur në shtëpinë e nje shoku dhe për të vizituar Romën.
Kur mberriti dita e nisjes per ne shtepi, kaloi në hotel për të kontrolluar nëse kishte ndonjë leter për të. Kishte dy letra, e para nga i ati për ta lajmëruar se ishte pranuar në Akademi dhe e dyta nga shkolla për ta lajmëruar se mësimet kishin filluar gjashtë ditë më parë. Kur Andrea Camilleri vajti në shkollë, drejtori, Orazio Costa, e pyeti per vonesen dhe shkrimtari i ardhshem iu pergjigj: “Mendova se nuk isha pranuar, pasi ju më thate se nuk ishit dakord”. “Alt” e ndërpreu profesori: te mos jesh dakord nuk do të thotë që mendimet ose idetë e tjetrit janë marrëzira. Dhe ky ishte mësimi i parë i madh: TË DËGJOSH DERI NË FUND ARGUMENTET E TJETRIT, EDHE NËSE NUK JE DAKORD ME TO.
.. dhe mesimi i dyte
Një ditë Camilleri ishte i pranishem ne një diskutim midis Leonardo Sciascias dhe një miku te tij, i cili e fillonte biseden me “Unë mendoj …”. Në një moment, Sciascia i tha tjetrit: “TI DUHET TË MËSOSH TË REFLEKTOSH PARA SE TË MENDOSH.”
Një mësim tjetër i madh që ndoshta të gjithë duhet ta mbajmë në mend më shumë.