PARATHËNIE
Lartësitë që ngritin vargëzimin drejt të së bukurës/ VARG E LOT
/ Marigona Kelmendi- Zekaj
Krijuesja Marigona Zekaj pas debutimit me librin ,,Rrugët ekzistojnë’’
Thënie, nga vepra në vepër shënon edhe një avancim ,si në pikëpamje
tematike e motivore,poashtu edhe në atë figurative dhe
artistike.Autorja në vargjet e këtij libri ka bërë një ngritje të shpirtit të
vetë artistik ,që për të është një mund ,por sic e thonë poetët e kohës
,të bukurën duhet ta cilësojmë gjatë gjithë jetës,u poetja ligjeron\
Se si jeta po na kapërdinë
E tronditur
E mërzitur dhe e tirshtuar
E zhgënjyer
E thyer në mijëra pjesë
Nuk pres fund
Nëse sjellemi ngadalë
E humbur diku
Në zërat e trishtimit
E zhytur në mërzi e dhembje
Për secilën kokë për kokë…Poezia –E tronditur
Për të vazhduarE pa shpresë me lot
Që s`më dalin
Të ma lehtësojnë dhembjen
Vetëm i mbaj brenda
E ç`ma keqësojnë gjoksin
Eh jam e ndarë në pjesë
Sikur Kosova ime
Që nuk i bashkoj zemrat kurrë
Ndër këto vite
Kosovë të qofsha fal ty
Edhe gjakut tënd
Të pa terur ende.Po aty.
Edukimi i shpirtit me të bukurën është një punë e lodhshme dhe e gjatë
sa edhe vetë jeta dhe se ,,poezia qëndron mbi artet e tjera
reprezantive,, Këtu tek kjo poete vargjet i shohim vijimisht të
,,ushqyera,, me shpirtin e vet të vlerave poetike,pra frytet e vargjeve të
këtij libri kanë shkëlqimin e së bukurës e të fisnikrimit si rrjedhë
shpirtërore .Gjatë leximit të kësaj vepre na vie në mendje se poezia
është një dritare ku shohim shtigje të shumta dhe përmes saj më mirë
do ta njohim vetveten ,do ta njohim të bukurën që del nga shpirti
poetik i poete-Kelmendi-Zekaj,dhe nuk është thënë kot se poezia ka një
fuqi plot vlera se të gjitha të tjerat. Andaj,mund të konstatohet se
poetja Marigona Zekaj tani ka krijue individualitetin e vet letrar e poetik
dhe është krijuese produktive në letërsinë boashkëkohore
shqiptare,konstatim që rrjedh sepse vargjet poetike të krijueses
Marigona Kelmendi-Zekaj kanë shtrirje nëpër dinamikën e
kohës,situatës dhe treguesve të saj,duke marrë ngjyrë
,dinamikë,frymëzim,rrëfim dhe përjetime lirike të trajtave të
bashkëdyzuara.Vetëm kështu lirizmi i poetes në fjalë ka
ngrohtësi,është i kapshëm dhe përjetues,dhe shumë domethënës e
ndjenjësor,përqafues i lezetshëm ,i ngrohtë që prekë butësisht lexuesin
e poezisë sot.
Pejë ,më 21 dhjetor 2021 Agim Desku
E TRONDTITUR
Se si jeta po na kapërdinë
E tronditur
E mërzitur dhe e tirshtuar
E zhgënjyer
E thyer në mijëra pjesë
Nuk pres fund
Nëse sjellemi ngadalë
E humbur diku
Në zërat e trishtimit
E zhytur në mërzi e dhembje
Për secilën kokë për kokë
E pa shpresë me lot
Që s`më dalin
Të ma lehtësojnë dhembjen
Vetëm i mbaj brenda
E ç`ma keqësojnë gjoksin
Eh jam e ndarë në pjesë
Sikur Kosova ime
Që nuk i bashkoj zemrat kurrë
Ndër këto vite
Kosovë të qofsha fal ty
Edhe gjakut tënd
Të pa terur ende.
S`DO TË LEJOJ
S`do të shkel askush
Mbi gjakun e fisit tim
Deri sa ëndrra më s`do të kem
Do të vdes
e shuhem vetëm për adhe
Do të prehem
Nnë dy krahët
Do të plagosem
Në zemër e në shpirt
Do të varrosem në rini
E s`do të lejoj ty
Të luash me Kosovën time.
NJË NATË
Një natë
Mbeta tërsisht pa gjumë
Dhe u zhyta në mendime
Në ketë natë e kuptova
Zbrazëtinë e zemrës time
At natë
Më mori malli
Për sytë e tu
Më erdhi dëshira
Me të përqafu
Këtë natë
Zemra m`u dogj
Si një mal
Për ty me mbyti ky mall
Këtë natë
Shikoj yjet
Dhe them
A ka njeri
Ndër këta yje
Shpirti yt apo shndërrit
Edhe ti në këtë qiell
Ty të moren yjet
Mua me la pa ty
Çdo ditë të kujtoj
Në ty mendoj
Të jetoj pa ty
Kurrë e gjallë
S`do ta pranoj!
MBI NJË GUR
Mbi një gur
Qëndrova ulur
Dhe çdo gjë në të
Kkujtova
Mbi at gur
Për sa qëndrova
Shumë lotova
Mbi atë gur
Edhe dua të vdes
Mbi at gur s`më mbeti
Asnjë pikë shprese