
Pa zë
erdhe e trokite në
zemrën time.
Kjo botë me mekate s‘të ndaloi
të hyje brenda.
Derën
e lashë të hapur ,
E dija,
që do më vije plotë bekime ..
Të kam pritur edhe ti me erdhe ,
Eja
Në zemrën time ka vend gjithmonë
për ty krishti im!
(Gëzuar Krishtlindjen).
“”””””””””””””””””””””””
POEZI KUSHTUAR AT GJERGJ FISHTES;
Kënga jote ..
Vërtetë ,një zane e bukur është kënga jote o At ,
Një kryeveper është epizmi i vargjeve të tua ,
Përpara se të shkruaja , u mendova gjate ,
Dhe në fletën e bardhë , të qendisja një varg
Dhe zanat të këndojne vargun tënd ,Atje në krua .
Sa bukur! Zanat lodrojnë e hedhin valle per ty,
U kerkova ndihme ,frymezim të dhuronin mua,
Të thurja një këngë për ty o At, o perendi .
Për vargun tënd të bukur që aq shumë e dua.
Nuk munda të shkruaja bukur për vargun tënd
Nuk munda të shkruaja me rimë ,ashtu si Ti,
Për mua o At , mbetesh hyjni, i shenjtë ,
Shpirti yt rimon , gufon e mbetet përherë i ri .
Mendimi dhe vargu yt rrezaton nder shekuj ,
Mendja jote e ndritur i jep jetë shpirtit tim ,
Për mua ti mbetesh përherë një dishepull,
Zëri yt melodioz është si e zogjve cicërimë,
Është si valet e detit që mua më përpinë .
Tek dëgjoj këngen tënde ,me krahë qiejt pushtoj,
Me vargjet e tua udhëtoj përherë në mendje,
Bashkë me zanat vargjet e tua o At i këndoj ,
Dhe zhytem thellë në filozofinë tënde .
Zemra më bëhet mal ku këngen tënde dëgjoj,
Ngrohtësinë e vargut tënd e ndjej në kraharor,
Një jetë të tërë punove per truallin arbëror ,
Për gjuhën tonë të bukur ti mbete pror.
Ti per nderin dhe besën me zotin lidhe besën,
Ti për gjuhën tonë, te kombi mbolle shpresen ,
Idhujtë e tu , Domgjoni dhe e bukura Mirdite,
Kombit arbëror o At i dhurove Jetë e dritë .
“”””””””””””””””
Sa do doja ..
Sa do doja të vishesha me ty o diell,
E zbuluar t’i flisja shpirtit tim..
Do më thuash mos u tundo,
S‘kam përse, është përqafim,
e dhurata më e bukur më beso,
Vetës time t‘i lë si kujtim.