O Zot, e cfarë është kjo korona
Kush e hodhi vallë në trojet tona,
Në fillim askush nuk besonte,
Veç kur 100 mijë të vdekur,
Cdo ditë gllabëronte.
E si vallë u përhap në çdo vend të botës,
Tani n’karantinë po na luan mendja e kokës,
Policia rrëmben burrat dhe i con në spital,
Dhe mbas një orë merr haberin,
Se ka vdekur, virusin ka marrë.
Cfarë është politik, apo gjenocid,
Mbas vdekjes të përvëlojne në zjarr,
Çfarë patët, more, që na ropët e na vodhët,
Që na vratë e që na dogjët si të marrë?
Një nënë të ka bërë dhe ty që po vret,
Një tjetër nënë më ka bërë dhe mua,
Atëhere pse nuk shkon në djallë ti vet,
I pangopur, i pashpirt me gjithë parat e tua.
O Zot ku do gjejmë paqe e drejtësi,
Ne njerëzit e thjeshtë, e të vuajtur në botë,
Si çdoherë, ne po e hamë përsëri.
Nga këta të çmendur me trurin idiot.