16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

MARJETA MUSARAJ

Ç’BËHET KËSHTU?
O Zot, e cfarë është kjo korona
Kush e hodhi vallë në trojet tona,
Në fillim askush nuk besonte,
Veç kur 100 mijë të vdekur,
Cdo ditë gllabëronte.
E si vallë u përhap në çdo vend të botës,
Tani n’karantinë po na luan mendja e kokës,
Policia rrëmben burrat dhe i con në spital,
Dhe mbas një orë merr haberin,
Se ka vdekur, virusin ka marrë.
Cfarë është politik, apo gjenocid,
Mbas vdekjes të përvëlojne në zjarr,
Çfarë patët, more, që na ropët e na vodhët,
Që na vratë e që na dogjët si të marrë?
Një nënë të ka bërë dhe ty që po vret,
Një tjetër nënë më ka bërë dhe mua,
Atëhere pse nuk shkon në djallë ti vet,
I pangopur, i pashpirt me gjithë parat e tua.
O Zot ku do gjejmë paqe e drejtësi,
Ne njerëzit e thjeshtë, e të vuajtur në botë,
Si çdoherë, ne po e hamë përsëri.
Nga këta të çmendur me trurin idiot.
MARJETA MUSARAJ
L'immagine può contenere: Marjeta Musaraj, primo piano
EDHE QIELLI HAPIN NDAL!
Edhe qiejt ndalin hapin,
Kur ëngjëjt thërras e gjunjëzuar,
Sa përpjekur, sa munduar,
Shpërndaj rrufetë në kraharor!
Mijëra vargje hedhin valle,
Si diamant rreth gjoksit tim,
Putra këmbësh ecin natën,
Më ndizen sytë si vetëtimë!
Malet rënkojnë nga pesha,
Ofshama dhimbjesh në çdo skaj,
Janë rënkime të padëgjuara,
Edhe qielli hapin ndal!
MARJETA MUSARAJ.
SHPIRTI
Shpirti im qete,si nje kanarine,
Mbi degat e venes,relaksohej,flinte,
Une,mbi bregore resh te bardha,
Degjoja henen qe violines, embel i binte.
Trokita ne porten e zemres,qe shpirtin ta zgjoja,
Shallin e mendafshte,thurur me yje,kraheve ia hodha,
Dhe si nje femije te vogel, ne kraharor e mora,
Drejt rruges se qumeshtit,ta ushqeja e cova.
Yjet formuan nje dekor madheshtor,
Dhe me ofruan,qe me ta te vallzoj,
Kur dielli celi syrin ne mengjes,
Une si pika e veses,pikoja mbi gjethe!
Sa shume ishja joshur nga vallzimi,
Buzet me pikonin, nektar trendafili,
Kur rrezet e diellit ndriconin si ar,
Shpirti flinte i qete,mbi margaritare!
Marjeta Musaraj!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.