7.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Tepër fshatare…
Jam tepër fshatare
të kuptoj teatrin e kohës moderne.
Unë kam rolin modest
të një gruaje të thjeshtë.
Shkruaj-si më vijnë vargjet.Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
Mundohem të jem e qartë
si njerëzit e parë,
nuk lustroj asgjë
emocionet i sjell si vijnë,
pa droje ia rrëfej botës
atyre që kanë dëshirë
t’i lexojnë e ëndërrojnë si unë,
se apokalipsi pandemik
nuk pyeti për prejardhje.
Dhimbjen e ndjejmë njësoj
të gjithë,frikën e gëzimin.
Molepsja e qytetit
zbuloi sa e sigurtë qenka
zona e gjelbër,fshati.
Jam tepër fshatare të kuptoj
“sofistikimin e qytetit”.
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.