Viti i brishtë pandemik
ma humbi ndjenjën e kohës,
m’i zhduku stinët.
Jetoj stinën e re të shtëpisë,
ku muret më mbrojnë nga bota,
e ndihem tepër e sigurtë
në labirintin e mendimeve
të izoluara në ndërgjegje
ku komunikimi bëhet me pasqyrën
e rëndësi ka marrë vërtet fjala
ku çdo gjë varet prej saj,
faktet,përmbajtja e emocioneve
të të kuptuarit të njëtrajtshëm
pa keqkuptime ëndrrash e zhgjëndrrash
me shëtitje brenda kufijve të lirisë,
çliruar prej barrierave të kohës
me mirënjohje për ekzistencën
e rrethuar nga përjetësia absolute
pa kompromise të gjendjes shpirtërore
përzgjedhur prej fatit.