Diell.Sa bukur!Të dua.
Do puthem me rrezet e tua.
Asgjë nuk dua më shumë,
veç kësaj ngrohtësie e stine.
Diell.Njerëzit venë e vijnë.
Dhe koha po ashtu.
Sa bukur!Shoh grimcat e arta
që rrëzëllejnë,godasin sipërfaqen e detit,
ndërsa ai i përthith ëmbëlsisht.
O stinë e zjarrtë!Të dua!
Më rindez prushin e mallit të fshehur
e duke u djegur butësisht
prej hirit ringjallem si feniks.