Ja dielli perëndoi.

e errësira ra kudo përsëri.
Shëtitin mendimet lart e poshtë
nën dritën e kristaltë të hënës së plotë.
Me gotën e verës në dorë ëndërroj
e sumbulla e lotit pikon lehtas prej syrit
e kripësinë e tij buza e provon.
Atë çast magjik brenda vetes
ndrit i zjarrti perëndim
e anija e shpresës i afrohet bregut të zemrës,
ku shpirti,shpirtin kërkon nën ajrin dehës
e ku dashuria takon dy jetë
e i përkund aq bukur në të ëmblin vals
nën ritmin misterioz të yjeve spektatorë,
ku ti ngjan si unë e unë ngjaj si ti.