Mallin,
dhembjen,
gëzimin
e shkruajmë
në vargje kibernetike.
Matim kohën
e kalimin e ditëve.
Me vetminë jemi
në pritje.
Sytë kërkojnë dritë jeshile
që historia njerëzore
të shkruhet ndryshe,
ku plagët nuk bëjnë përshtypje,
tharë prej erës,zënë kore.
Klithin mbytur ca kujtime
e zhduken pa gjurmë
përtej viteve
krejt pa trajtë e formë,
ku të gjitha do të thuhen
deri në lamtumirën e fundit të dhimbshme.
