4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

 

Hije…
Ikja ime largohet prej arratisë tënde,
ku mungesa lëngon brenda zbrazëtisë së qenies.
Magjia zhduket pas mjegullës pandemike,
ku vetmia e plotë zhytet në shterpësinë e kohës,
ku mbetet peng e kujtimeve të pajetuara,
kthyer në hije të huaja territ të pakalueshëm,
ku sytë më kot kërkojnë mallin e humbur
e brenga rend fjalëve të pathëna mureve të ëndrrës,
ku hijet ndjekin njëra-tjetrën heshtur.
Marjeta Shatro Rrapaj
Imazhi mund të përmbajë: qiell, jashtë dhe ujë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.