0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Në një kohë tjetër…Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, lule, jashtë dhe natyrë
Hëna nuk ka nevojë
të deklamojë çfarë është,
se duket vetë,
kur shfaqet e nuk shfaqet qiellit
sipër maleve të fëmijërisë
puthur prej bredhave të shenjtë
që rrinë menduar si dëshmitarë të kohës,
ku shekujt mbledhin vitet,
vitet mbledhin stinët,
stinët muajt,muajt javët,javët ditët,
ditët orët,orët minutat e sekondat,
thurur kurorë për dashurinë e amshueshme
të një sprove të sertë të vdekjes pa ringjallje
se forca të panjohura i zënë prit kthimit të Jezusit në bregun tjetër të një lumi flijimi.
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.