11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Një ëndërr e re
No photo description available.
Si puthje magjike
në gjumin e qytetit,
lahet ujërave të qeta
hëna e plotë gushtake
e shuan mallin e përfjetur
që e përpijnë rrymat
që përkunden kurmit të detit
e pastaj del prej tij më e paqtë,
më e argjendtë,
veç varkat brigjeve tunden
mbytur nga bukuria e syve të saj
që qajnë e qeshin
e hedhin mirazhe ylberësh
mbi detin e paanë
e që treten veç kur dita zbardh
e gjithçka kthehet në një kujtim
të një nate të gjatë vere
shkruar në një ëndërr të re
që koha lakmitare e thith pa u vënë re.
Marjeta Shatro Rrapaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.