Një mall i zjarrtë
më ngjall dëshirën
të vishem me ndjenjat
më të bukura vetëm për ty
e të strukem gjoksit tënd të ngrohtë
të ndiej fjalët e ëmbla që më ledhatojnë
e të mos zgjohem nga ëndrra
ku e qëndis çdo ditë me fjalë zemre
në kopshtin e Artit vetëm për dashurinë,
për ty Poezi,ekzistenca ime në larmishmëri,
në librat e pashkruar që presin cepave të mendjes pulsimin e çastit të tyre magjik.