Madhështi krenarie
në një vit të marrë,
ku largësitë rriten
e treten kujtimet ngadalë.
Fshehur pas përditshmërisë,
rikujtimi i atyre që dikur u thanë,
kur mjegulla e mallit bulëzonte dritareve kristal.
Ka perënduar ndriçimi i syve të pafajshëm,
ku pendimi qan e del nga vetvetja pendestar
për të gjetur vetveten në paqe
me ndjenja dhimbshurie për jetën elegjiake.