Ka shije të hidhur humori
që rrjedh prej dhimbjes
bashkë me përvojën,kujtimet
nga zhdërvjelltësia e fituar me kohën
mbi lulet e pafajshme të dëlirësisë
që vdesin çastit prej shiut të rrëmbyer
që u thyen petalet,gjethet,kërcenjt
e u përmbyt rrënjët
si brishtësinë e Ofelisë në lumin e lotëve
e ku e qeshura e humbet trysninë
si mbrëmja humbet mbi ditën,
në ndryshim radhe,stine
në zgjatje pritjeje,ardhjeje
po kurrë në kapërcim vdekjeje.
Ngadalë rrokullisen vitet
e rënkojnë zgjimit të shpirtrave
nga ëndrrat e pafjetura,
ku marrin frymë thellë Zotat
që qeshin,qajnë e kryqëzojnë fatet
në apostrofe ndjenjash për krijesat
që u arratisen përgjegjësive
për lumturinë e tyre të gjallimit
në përhumbje të epshme gëzimi
për ndërtim të botës nga fillimi
më të bukur se dje
ku hëna të bëhet diell
e horizonti të mbushet me dritë të re.