Dëgjohen gugatjet e pëllumbave
te stoli në park
që pyesin ku ke humbur kaq kohë,
ndoshta të fshehu ahti i vjeshtës
për pyetjet që nuk u përgjigjesh dot
se ndoshta bota e madhe nuk hyn
brenda botës së vogël
ku viti i mendimeve ka vetëm një stinë,
kurse zemra ka katër,
ndaj nuk dalin përllogaritjet
se imazhet gri fshehin ngjyrat e ndjenjave
gdhendur kujtesës së ndijimeve,
ku koha fluturon me frymët
e shpirti mbetur peng mes qiellit e tokës
në kërkim të nginjjes së dëshirave të fluturave
që sillen rrotull pa reshtur.