14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Relativiteti i boshit…Imazhi mund të përmbajë: text that says 'Relativité générale'

Përkohshmëria e rastësisë,
kjo ironi therëse
që vret ëndrrat,lulet,dëshirat,
shuan zjarrin në deje,
zgjat netët pa gjumë,
zvarrit ditët me zinxhirë robërie.
Lotët e dhimbjes zhuritin zemrën,
në skenën e jetës së përkohshme
ku ulur rri trishtimi
e dëshmitar është dielli
që vdes ngadalë,
yjet që shuhen me radhë,
njerëzit që shkojnë pa kuptuar
një nga një,nënplanetit të errët,
atje ku humbasin fjalët,pëshpërimat hipokrite
e ku nuk përfillet”mbinjeriu”
po fillon harresa graduale
e një urë e madhe ndan dy botët
e arsyes së kalbur e ndjenjës së shterur,
dritëmekur,
ku honin e asgjësë e mbulon errësira…

30.10.2020

Marjeta Shatro Rrapaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.