Të lutem!
Të lutem,
mos ma shkul zemrën,
mos ma përgjak ëndrrën,
mos ma pre gjuhën e heshtjes,
se ndihem pranë Zotit,
e mbrojtur në guaskën e detit,
jam pika e lotit të ngrirë në kapakët e syve.
Nuk gënjehem më me fjalë nanuritëse
se besoj vetëm në peshën reale të fjalës në peshore
e kuptoj shumë mirë mashtrimin optik të botës virtuale,
por jam e pafuqishme si qenie
dhe zhgënjehem nga natyrat egoiste të çuditshme,
ndaj preferoj më mirë vetminë e madhe.
Marjeta Shatro Rrapaj
“”””””””””””””””””””””””””””
Marjeta Shatro Rrapaj
Në detin
e syve të mi
Poezi
MILOSAO, 2016
2
Autori: MARJETA SHATRO RRAPAJ
Mos luaj…
Mos luaj me ndjenjën pafajësi njerëzore,
se i mallkuar do të jesh në mote!
Kush të fal në jetë çiltërsi,
Fali dhe ti të bardhën dlirësi!
Nëse ti thyen zemrën e sinqertë
Atë përjetë e ke humbur,
Mbetur kryqëzimesh fatit braktisur
e zhytur hidhërim ditëve të trishtit
Mos luaj me shpresën që horizontet prek
agimi rilindur tjetër ditë zgjon
Besimin e thyer dëshirash tinëz
beftas, të rrëmben paqes së shprishur.
21
Qetësia ime!
O qetësia ime e dashur!
Ti që më kthen në vetvete
Unë të detyrohem për paqen time, për lirinë.
Ditët e mia rrjedhin ngadalë
Larg nga bota e rreme dhe profane!
Pafundësisë së thellësisë kuptim .
Unë di të largoj nga mendja mendimin e zymtë,
ambicien e pakuptimtë!
nuk mund të harroj përfitimet e tua prekëse!
… duket si vetmi,
ku idetë më duhet të ftilloj e të shemb ngrehinat e
qiellit të tymtë.
Shtatori më kthen sërish zhurmash shkollore!
Bukuria jote prishet, por për ndriçim të mendjeve
fëminore!
Misioni më thërret me energji të reja!
Falë teje çdo ditë e punës sime është mbresëlënëse!
22
Jeta…
Jeta është e shkurtër!
Hap shpirtin parfumeve natyrë!
Endet!
Drejt shpresës, dashurive !
Sa njerëz kanë ikur, e të tjerë në radhë vijnë!
Në pritje të dëshirave të panumërta,
Për të sfiduar ashpërsinë e kësaj bote
… dhe dashurinë të këndojë ndër buzë!
Pastaj ikën pa keqardhje.
Falja, zemrën tënde natës së përjetshme!
23
Ti je muza ime!
Çdo mbrëmje kur yjet feksin në Kumtër
lehtë më puth qepallat
dhe herët në agim
më zgjon me frymëzim.
Të ndjej kur afrohesh,
Por edhe kur largohesh lehtas nga unë .
Prania jote më jep forcë,
Kurse mungesa më mbush trishtim.
Të përgjërohem me përulësi,
Asnjëherë mos më braktis,
Kam nevojë për ty!
Je ëngjëlli im frymëzues
Muza e qiejve në perëndim!
24
Vendlindjes time
Oh! Sot jam e lirë!
Si një zog fluturoj vendlindjes sime
Në ajrin e lëndinave
Kundërmimin e çajit,
Sherebelës dhe rigonit.
Krojeve që gurgullojnë të ftohtin ujë
Rend e lirë me vështrimin tej në horizont.
E me zë të fuqishëm thërras:
Të dua natyrë e vendlindjes sime!
Ti më zgjat krahët që të përpij retë
Ti më zhyt honesh e përherë më ringre frone
perëndish.
25
Mëri e heshtur perëndish
Fryn erë
dhe re të zymta që trazojnë qiejt
hedhur në grindje
mëri e heshtur perëndish.
Kryqëzim rrufesh përshpirtjes natyrë
dhe të fundme pikash mbetur xhamash relike.
26
Kohezion