15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Pafajësisht?!

Lodhemi nga pesha e vështrimeve
e mbyllemi në vorbullën e turbulltë
të rrathëve të analizës shoqërore
që shformëson të vërtetën,
sipas subjektivizmit të qenieve
që shfrytëzojnë çdo mundësi
që u jepet me dëshirën
për të zbardhur ose nxirë
sipas të pacipit interes personal,
për materializim përfitimi.

Marjeta Shatro Rrapaj

“”””””””””””””””””””

Kokrrat e ftonjve
Në ëndërr vjeshte,si Adami e Eva
ecim të dy në kopshtin me ftonj.
Kokrrat e verdha na ftojnë në mëkat,
veç nuk i kafshojmë
se janë shumë të forta
si e pamundura që na tundon shpesh,
por nuk e prekim dot
e të uritur mbetemi gjithmonë…

Marjeta Shatro Rrapaj

“”””””””””””””””””””

Pa mëkat…
Bisedë pa fjalë,
me shikim zhbirues,
me deshifrim figure,
përmes të parrëfyerit ,
sy mëkatar,
që zhvesh shpirtin,
kur e do pranë
e lirisë i qep krahë…

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””””

Në orbitëpamje
Brenda trishtimit
troket shiu i vjeshtës në Ikje
që mpleks litarët e lotëve hyjnorë
e qartëson idetë mbi njerëzit,
që çuditërisht
janë të paparashikueshëm
si koha pa ekuilibër,
pa orbitë,
pa siguri,
pezull
e në orbitëpamjen e mbyllur
asgjë e njëjtë,
gjithçka në lëvizje
si ritmi i jetës…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.