9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Vetëm në një çast…
Humbasim në ngjyrën e syve
e kërkojmë dritën në thellësi të tyre.
Notojmë mes përflakje dëshirash
e rrënqethemi prej frymës,
kur shpirtrat fluid puthin njëri-tjetrin
e vargjet rrjedhin ujëvarë
si lotët prej gëzimit vetëm në një çast…

Marjeta Shatro Rrapaj

“”””””””””””””””””””

Egoiste dhimbjen time!
Më bën të vuaj shumë.
Në çaste trishtimi qaj,
me lot të hidhur pikëllimi,
për ngjyrat e trazuara të detit,
për valët gri,
për shkuljen e pulëbardhave
humba qiellin gri.

Vrapoj pas dhimbjes së tyre.

Atje në mol të vetmuar.

Aty ku çizmet ndalojnë për të ndaluar

në strehën e vjetër.

M’i shtojnë rrudhat,

por jo dobësia.

Harresë e përkohshme

luan me dhimbjen time.

“””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Një dhuratë e bukur ky akrostik!
Faleminderit!

M jaltë në hoje, buzëqeshja jote

A guliçe pranvere që çel në buzë

R itual shkëlqimi, nga syri yt ngjallet

J e jetë, që përjetësia i rri si muzë

E mblemë ëndrrash, në dëshirë të fjetur

T rëndafil në kopsht, me petale në vesë

A gim që zgjohet, në këngën e vjetër!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.