14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Arratisje në vetvete…

Me vështrim hetues

e mendje rrëmuese

rikthehet koha e dikurshme

e shkrin ngrica e zemrës

nën dritën e artë diellore,

ku si çdo ditë

shpirti vërdalliset

bregut pa zhurmë

me klithma të ëmbla gëzimi,

duke dëgjuar shugullimën e ujit,

kur përplaset në breg

joshur nga pamja e flladi

që fryn mbi det

e rrudhos valët lehtë-lehtë

e shtyn tutje kujtimet

me psherëtimë të thellë,

në shtegun e brishtë të harresës së mekur…

Marjeta Shatro Rrapaj

“””””””””””””””””””””””””

Pa shtirje klishesh…

Tani jemi kthyer në…
…na ishte një herë…
Braktisur nga magjia
e përrallës happyend.
Veshur me realitet
lajmesh,të papriturash
tragjedish e komedish.
Jemi drama e gjallë
në supermarketin e Epokës:
“Vlerë antivlerë”,
me shumicë e pakicë trillesh,
për qeniet me mend e pa mend,
ku vesi,virtytin e mban peng
me amnezin e të qenit infantil pa stil.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.