nga vendi zemrës,Tepelena .
“””””””””””””””””””””””””””
Ëmbëlsisht ecja mbi tokën time
me mallin e zjarrtë, mbajtur në zemër
dhe gurët ,buz rrugës më dukeshin të artë,
rrëke lotësh më shkuan, sikur takova nënën.
Po shkelja në tokën time ,vendin tim,
aty ku jetova me sakrifica por e lumtur,
Kujtime mu shfaqën, para syve si një film,
Çdo stoli e tokës time e mrekullueshme më dukej.
Lexoja tabelat, rrugës duke ecur,
Ato shkronja qëndisur ,më dukeshin mua,
Qielli kaltërosh më kish hapur krahët,
Mu duk sikur gjithë botën ,mbaja në duar.
Në portën e shtëpis më prisnin plotë mall,
Shtëpia e kujtimeve, nëna me baban.
Veç gjyshja e dashur s’më priti në shkallë,
Lot malli dhe dhimbje ,mbulova vatan.
Kalova disa ditë të qeta, gjithë mjalt,
Aty ku kalova, vajzërin plotë ëndrra,
Më pas drejtë Tiranës u nisa plotë mall,
Ku më priste foleja ime , miq shumë edhe nëna.
Aty me dënes e nisa vajtimin,
Me vuajtje , me gjak, ngritëm folen,
Por jeta qënka luftë , s’di ku të hedh era,
Dhe brenda më flet shpirti ,si vendi yt nuk gjen.
Takova miq e shokë,kalova ditë të arta,
Por ditët fluturuan, me dhimbje u largova,
Një grusht me dashuri ,mbështolla në gji,
Lamtumir nëpër dhëmb, befas belbëzova.