18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Mark Marku

NDAHET NGA JETA FLORINI I FAMILJES DHE I DAJEVE

Nip I dashur e krejt flori .I ke shpejt ende i ri .Nata e gjate e 29 dhjetorit 2020 ,ishte e furishme me murlan .
Po kerkon jete njerzore per me marre.Nuk besoja kurr se ky Covid ,kishte me marre jeten e nipit tim te dashur e te shtrenjte Petrit.Per nje jave ishe ne oksigjenim jeta jote ne rrezik per shpetim,ne te gjithe me ankth e luteshim Zotit pa pushim. Po me 29 dhjetor 2020 ,ne ora 02.14 kalove ne Amshim.Fort veshtiresi i dha krahnorit tand.Po ky virus nuk ka derman mori deri me tash 1181 jete njerzish ne vatan,e ne bote shifra po shkon 2 milion.Jete te pafjsheme cdo dite po merr e jeta po na duket ferr. Lajmi i zi qe per ne o nip i dashur dhe i shtrenjte. Na ngushtoj zemren e dhimbja po na mbyt krejt. Ashtu si ti more nipi im ,jemi rrit pa babe ,fukara e jetim.Gjyshi yt mesuesi ,baba im Zef Shkorreti dhe babai yt Preng Tota-LLESHI ,45 vjec I mbuloj toka.Te dy te rinj ishin ne moshe,te dashur si ata mbi toke. Ndarje e tille mos rafte ,as ne miqesi as ne shoke.U ritem u shkolluam ,u martuam familje krijuam edhe pse vitet e jetes me halle e sakrifica kaluan,ne dajat per ju gjithe kohen mbajtur dert ,deri sa ju 8 femijet u rritet e u bete madhor krejt.
2
Po cdo vella duhet te baj per motren e vet ,mos me pa tu hek keq e ne veshtirsi ne jete.Nana jote , Motra jone Mrika ,ka pare me syte e saj djegjen e shtepise me gjithcka brenda nag forcat partizane 1944,aryeja ishte gjoja per arme te fshehura dhe o burra flaken,e familja ime mbeti ne qiell te hapur vetem me rrobat vesh.Ka ndjere perseri dhibje kur shtepia udogj perseri e kushririt ku jetuan ende sot nuk dijme arsyen.Motra ime e nana jote ,ka ndjere dhimbje te rande per ikjen nga jeta te dy vllezerve njeri 4 e tjetri 5 vjec.Ka ndjere dhimbje te madhe per ndarjen nga jeta te babait gjyshit tand Zef Shkorreti 27 gusht 1963 ne moshen 45 vjec,ka ndjere dhimbjen e madhe te vdekjes se dajes tone 25 vjec ,te tezes po ashtu te re.Po dhimbje e madhe qe e dermoj ishte vdekja e burrit me 23 Gusht 1986 vete 45 vjec , ne moshe parakohe nanes tende i vdiqen dy kunetrit ,xhaxhallaret tuaj nip,Doda dhe Gjergji ,po dhimbja ne vend te lehtesohet u shtua se vdiq ne moshe ,nana ime e gjyshja jote ,po si bija per nanen e baben ,kur eshte e martuar ndjen shume , kur prinderit nuk i ka ,sikur nje mal i ka ra mbi trupin e saj.
Po dhembja me te madhe sa tash qielli i ka ra mbi koke e ka plagos perjte rende zemren e saj eshte ikja juaj nip i dashur e i shtrenjte Petrit . Po asnje nane ne bote nuk duhet te provoj ikje e femijes para vetes se saj.Po ndodhi kjo gjeme per ne te gjithe .
Nana jote e motra ime me shume skarifica ju rrit ju 8 femijet e saj ,motra e pare e jotja ishte martuar qe kur yt ate ishte gjalle,ndersa 7 nga ju me shume dashuri e perkujdesje,me sakrifica te medha ne Konaj -FANE ka prit tu martoj ,e keshtu ne fakt i mbajti Burrit amanetin e faqen me ja ndriti pergjithcka.
Eshte lumturuar sa ma s,ka kur me gra e femije ju ka pare.
Tash ne pleqni me ju tu gezuar dite te mira.Ndonese te shperdare ju qe heret ne megrim .Shpirti i saj nuk gjeti qetsine e malli pervlim. Nana gjithmone bekon perhere femijet ju gjete e mira kudo ne jete ,po dhe mbaresi ne kurbet.
Zemra e Nanes ,e s’besonte te keqe per femije e vet ,e per pabesira qe i sjellin kaq Zi ne jete.A thua zoti e kish shkruar Nana 76 vjec me te fut ne dhe djalin ne kete mosh sa ishe ti.Nje gjeme te tille nuk duhet ta provoje asnje nene ne bote.
Ty per 4 vite te pa vetem me shikim .Dokumenta nuk kishe per vajte e kthim,atje ne megrim.Para me shume se nje vite erdhe e te gjitheve na gezove ,ne cdo shtepi te gjitheve na takove e me malle na perqafove,po edhedhuratat tuaja nuk harrohen asnjehere ,kane qene me zemer e per ne me shume vlere.Buzagaz si perhere ,shakate e tuaja ,shprehnin dashuri vlere.Po shume shpejt u largove ,ne Itali perseri pune fillove. E si per cudi ne kete bote ra ky virus me mbyt njeres kot si ne pus.Nga kjo pandemi te gjithe e pesuan ,u mbyllen brenda e pa punuar,por edhe shume trauma pesuan.Po te ardhurat nuk shtohen vete,po nuk punoj njeriu i shkrete.Ke vuajtur qe ne femijeri dhe ne rinin tende me shume se moshataret tuaj.
3
U lodhe e stermundove ,po tash qe e kishe me ne vije situaten tende ekonomike ,pasi femijet po rriteshin e tu benin krah ,jeta psoj traume te madhe ,ike ne meso moshe,e per ata qe le pas filloj kalvari i viteve te vuajtjes shpirterisht po edhe ekonomikisht.Nuk thone kot burri eshte shtylla e shtepise,pra vetem ti punoje mbaje veten ne megrim dhe tre te tjere ketu me vendbanim.Po tash qe ti nuk je ne jete si do ja dale familja jote, mbeti pa prezencen tende te perjeteshme dhe pa mbeshtetjen tende aq te domosdoshme.Po te gjallet e kane demanin thote populli yne i mencur.
Vendose ne mes nentori per me ardhe ,me gezu me njerzit tuaj festat bardhe.Por pa prit e pa kujtuar ,Covidi ishte duke te gjurmuar. Nje dite mes dhjetori nuk e di se ku te gjeti ,po te mundi e te beri per veti.Dy jave shume me te luftove ,veshtiresi te medha kalove,ti nuk po ju dorzoje, te gjithe bajtem merzi ,po me shprese se do e kaloje kete rrezik te madh per jeten ,e mendonim e dhe uronim qe ne tryez te kishim per festa ty.Nuk ishte e thene qe si deshe dhe ne deshem te gezonim me ty ,ky Covidi i pamshirshem jeten ta mori e gezimet tona u ngrine .
4
Ne te gjithe rruges jemi e te gjithe do shkojme ,kush ka lindur dhe do vdesi .Ligj natyre ky per te gjithe ,po jo kur je ende i ri ,per pa u gezuar me gru e femije.Ky virus ,tinzar e I pa bese ,ta keput jeten kur je ne mes,
Edhe se shume me kete virus luftove nuk te leshoj , i humbur dole.Ne moshe ende pa i bere 47 vjet ,me dhe u mbulove. Ndarja nga jeta thelle ne shpirt na tronditi ,mjer kush ka kete fat covidi.Per ty lotet nuk pushuan ne gjithe gjakun tone kur njoftuam. Ndarja nga jeta ,e vertet dhe realitet ,por edne nuk besojme se nuk je i gjalle ne jete.Trishtim e dhimbje motra jone e Nana jote. U mbajt fort si grate qe moti ,e forte si guri Nus I Shengjinit,perball Konaj me vendin ku lindet nip I shtrenjte.
Po lotin per ty e derdhem te gjith ne e ajo bashke me ne,madje thone qe per njerez te mire vajton dhe koha,po e vertet shiu litar binte ,e vetem pasi te mbuluam me dhe ai ndaloi,a thua kaq fort terhiqnin te shumttit atje ,per te patur ty ne rrethin e vet. Dhembja e madhe per ty ,i nxori si krua lotet dhe ende vazhdojne,po si ty Petrit nuk ban Nane.Ty Nana te deshi si syte e saj,ashtu si don nana cdo femije ,po edhe ti ashtu per te ishe si djale i rralle. Edhe keto dite gjeme, asaj i ka mbetur mendja tek perqafimet e tua e takimi sapo shkelje ne oborr ,drejtimi i pare ishte tek Nana.Sa here vije nga migrimi e para qe merrte perqafimin e puthjet e tua ishte Nana. Ajo te thosh shko tek shtepia pastaj hajde,e ti do pergjegje , Jo Nane ti je e para se me solle ne jete ,e pastaj takoj ata qe une solla ne jete.
4
Per te gjithe motrat e vllezerit dhe njerzit e gjakut dhe te oxhakut tend ishe njeriu me i dashur ,njeriu qe edhe pse kishe plot halle ne kurriz gjithnje ishe me humor ,po kush ishte si ty ore nip ,qe ne jete vetem dashamiresi dhurove me cilido.
Mua Dajes tend ju gjende ne krah ne momente te veshtira te jetes se tij me familjen,interesi yt ,dy here cdo dite na inkurajove e na lehtesonte ate qe na ndodhi gati nje vit qe po vazhdojme te luftojme e shpresoj do dalim fitimtar.Zoti e ka ne dore me thoje.Me telefon na dhe kurajo ,shprese e besim qe ne do t’ja dalim e triumfojme .Kurajo jote per gruan e dajes qe te deshi si femijet e vet nuk mungoj asnjehere,e shume lot per ty ka derdhe.Po nuk mungoj as interesimi yt edhe per ndihme monetare ,jo nuk mungoj ,me thoni e ti dergoj. Ne shpresojme se do e mundim ndonese, eshte i pa bese ashtu si eshte ky Covidi.
5
Ky virus I mallkuar te ndau familja nga nana jote e shtrenjte ,nga ne te gjithe fizikisht kaq shpejt ,ty nipi im i dashur e i shtrenjte do mbetesh perjetsisht ne zemrat tona. Ishe fisnik e burre me vytryte ,i dashur i respektuar ,i perkushtuar,per familjen ,per nenen ,per motrat ,vllezerit e njerzit e gjakut dhe oxhakut.
Sot Ju mungon Nanes,bashkeshortes ,femijeve tuaj, qe kishin nevoj per keshillen e mbeshttjen tende.Na mungon te gjitheve.
Po tash ti u ktheve engjell mbrojtes per te ta .Ndaj kam te drejte te them se ,iku florin i dajes.
Me mungon shume shume nip i shtrejnjte Petrit Tota -Lleshi.
6
Po paska qene nje vit I zi nip I shtrenjte , nuk e di pse kjo ndarje qe kaq mizore me lane te vjetrit me marre te ri. Le nanen qe te solli ne jete e tash ajo e ka te veshtire jeten pa ty ,si nana qe mbeti pa ty. Le bashkeshorten me dy femije ne moshe Rinore.Pacin shendet jete e harmoni mes veti . Vuajtjet e dhimbjet per ne nuk paskan te sosur,na le zemren e plagosur .U perballem te gjithe me kete gjeme te rende sa nje mal ,iken nga jeta ti o Petrit qe shume I cmuar ishe per ne , nuk do te harrojme kurre, deri kur te vij dita te jemi ne ate bote bashke.
Nderimi e respekti per ty edhe ne diten e percjelljes nuk mungoj. Ndaj edhe pse ishte kohe pandemie, kishte qindra njerez qe te bene ngushllime familjes e homazh ty ,njerzit e afert ,miqesia e shoqeria.U a kthefshi ne te mira e gezime ne famailjet e tyre.
I paharruar nip i shtrenjte Petrit .
Lamtumire nip i dashur dhe shtrenjte .
Shpirti yt u prehte ne parajse
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.