Nje nate e erret sot ku mesova te mendoje serish lirine
Jo se me ate ndihesha e burgosur por s eshte ai vete qe ma ndrydh gjithesine
Jane zhurma, njerez, fjale, peshperima qe jetojne perreth nesh dhe flasin nxitimthi ne veshin tim
Disa arrij ti deshifroje
te tjerat mbeten keshtu, pezull per ti kodifikuar ne agim
Ne mengjeset pa gjume prej muajsh, apo vitesh tashme se di, nuk mbaj mend
Vetem ne PASQYRE kur shoh veten, kujtohem se po Ndryshoj ne fytyre ne shikim
se kam me ate drité qe me shoqeronte ne cdo mengjes perpara se te dilja, atehere, kur shume e doja veten,
kur ndihesha e njome akoma, e brishte e embel njekohesisht.
Se di se çpo ndodh, ndoshta vitet qe me shpejtesi kalojne
Aroma e zymte e ketij qyteti kaq te shpejte, kaq zhurmues e te cakerdisur qe te c’orienton
S po arrij t’ja kap dot ritmin as me Henen qe ne erresire, kaq e qete me pershendet
as me diellin qe rralle here duket sikur arrin te qeshe.
Se di si ta Marr kete qytet qe njerezit sikur don me njeri tjetrin te mos I afroje.
Harroj qe kam te beje me persona qe kesaj klime i jane adoptuar dhe nganjehere, shume shpesh pyes veten c’ka po ndodh.
Eshte vetem ndjesia, mundohem veten te genjej por Ajo, Pasqyra, bindshem para meje qendron, palevizshme ne kembe,
duke me treguar te zhveshur, te heshtur ne Skene!
17-10-2020, Londer