Më kujtohet si sot.
Dilte përherë vetëm me atë.
Jetonin në rrugicën përballë.
Ashtu ,të dy të veshur bukur.
Ajo ecte drejtë ,me kokën poshtë.
Ndërsa ai buzëqeshte.
Një buzëqeshje, që në dukje ishte e shtirur ,fallso.
Kishte ditë që e shihja vetëm ,atë zotëri.
Në të njejtën mënyrë.
Me një tufë lule në dorë.
E pashë ti çonte dhe dje.
Tufa ishte më e madhe.
Gruaja e tij atë mëngjes ishte e lodhur ,me sy të nxirë.
Po mendoja me vete.
Çlidhje kanë lulet me dhunën!
Ç’farë do të tregonte me to!
Ndoshta…
Një jetë e stisur me dekor lumturie.
Pas së cilës fshihej një tabllo e errët.
E errët drejt një fundi të trishtë.
Mbadite vonë,në natën pa hënë.
Në shyllë e dallova.
Ishte ajo,fotoja e saj.
E bukur si një lule pranvere.
Si ato që ai i çonte përherë.
Me siguri lule do ti çoj edhe nesēr.
Por, kësaj here mbi arkivol.
Në funeralin e saj të lamtumirës.
Tani ajo nuk flet ,është pa jetë.
Ta falenderoj për to.
Ai kurrë se kuptoj që çdo ditë ato lule,
për të ishte një funeral.
Lule i çonte gjithmonë.
Por edhe e dhunonte.
Ajo s’foli ,heshti.
Nesër do tē tretet përgjithmonë aty.
Më ai s’do të guxoj ti çoj lule.
Shpirti i saj do ta akuzoj,
për jetën që se jetoj kurrë.
Ajo…nuk ekziston më për të.
As lulet nuk e kthejnë dot.
Ku mbeti dhuna !
Dhuna në emër të dashurisë.
Si mjeti i fundit…
Një iluzion i kohëve moderne….