9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Me penen brilante te Madhit FRAN UKCAMA

KUJTESË,
PËR ALKETËN , ERMALIN E NJERZIT NË SKAMJE…

Si u mbyt opinioni shoqëror me Ermal e me Alketë, kaq poshtë ka renë morali ynë, sa intelektualve, gazetareve u erren e sytë merren me kotkotin e harrojnë njeriun, popullin e thjeshtë, skamnorin, qytetarin që në keto ditë dimri jeton në çadër. Si ka mundesi!!
Tani urtisht për Ermalin dhe Alketen kam dy porosi nese më lejohet dhe mue me u shpreh:

1. O Ermal, ta dish ti në thelb ku qendon burrnia e fisnikeria e tropojanit, ti kurrë me mend e karagjozllek që ke nuk hyn në oden e kuvenit të burrave të kesaj treve, veç deri te kolibja e qenit mundet t` avitesh nese qeni eshte i lidhur.

2. O Alketa, duhet ta dish, ne Sanremo e para hypi Elsa, mrekullisht, kampion doli Ermal Meta, fitues triumfator si kantautor, fieraku i suksesit, pas tyre ti don te rrembesh kunoren..me ndermjetsa e makinacione.
Kujdes ule pak koken, kqyre rrugen se mos merr n` thue e thye hundën! Shkodranet kur mallkojnë, thojnë;-T`u rritë mendja!

3..Media te shpifura, te perdalura te kohes marrë, dilni e takoni njerzit e uritur, ushtrinë e të papunëve, t` rinjë që largohen të trembur nga dheu i tyre, lypsaret, gratë që shtyjnë karrocat me perime, punojne gjithë diten e lume per një kacidhe sa me majtë shpirtin gjallë boll me perralla sallonesh K.Ç,K, boll me broçkulla alla Ermal, boll me fustanet e Alketës a thue është Helena e Trojës.
Sa i keni bërë reklamë Alketës nuk i keni bërë Inva Mules, Jahos, Pirgut, Domit. Kerrnit, artistë qe kane shkundur skenat botrore, u mbeti goja Alketa, Alketa qe ne fund nuk ngjiti ne skenë art, por fjalë si bresheri automatiku, mish, sy dhe fustane..!!!

PËR ALKETËN , ERMALIN E NJERZIT NË SKAMJE…L'immagine può contenere: 1 persona, cappello e primo piano

“””””””””””””””””””””””

SHTRETI I SHPIRTIT MBESHTJELLË NË KSHTAJA..
-Qytetit “Bajram Curri”-L'immagine può contenere: cielo, montagna, abitazione, spazio all'aperto e natura

Kërkund n` botë nuk shkrep ma bukur,
nuk le dielli, nuk le ,hana,
agut puth rrezja Qafë Luzhën,
muzgut kcen mbi Moraja..
mes geshtenjash n` gezof futun,
zdritë qyteti,
shtrati ku na ka mbetë zemra..!!

Oret e bjeshkes zbresin muzgut,
valle hedhin n` prozhme fluturat,
eposi ku gdhendi kangët
ku mrizojnë zanat, dernushat
N` vapë Valbona,i lanë këmbet,
dimnint e mbulpjnë bornajat !

Ku thith ajër me aromë blini,
ku gjen, tharm e shtalb prej shpirti,
ku kendon e s` pra bilbili,
ku i ri mbetet kujtimi
krejt i veçem përmbi tokë,
duket vetja gjithmonë femii,
t` duket vetja burrë i plotë!

Veten kqyrë n` pasqyrë të qiellit,
ka Shkelzenin krahut t` djathtë,
simbol votrës së nderit,
i djemve si lisa të gjatë,
i çikave me kunorë ylberi,
diten dritë e mbaj në sy,
natën andrrën e pamatë!

Shkoj e vi, vi e shkoj, botes si pelegrin,
kam një tempull ku di t` falem,
si pagan i papërlyem,
ku pra asht qyteti i Alpeve,
medalion që kurrë nuk zbeh,
Bajram Curri- djepi i kshtajve,
ti m` shton jetë, rinine ma kthen!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.