15.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Me penen brilante te poetes:Barie Çupi

Ej, ti grua…

Në heshtjen e gjatë,
një ëndërr e pafat,
shuar në tymin e cigares gri,
ditësh mjegulluar,
…buzët e mia pyeti,
kur ke mërmëritur dashuruar,
kur mëngjesi mirëset’kam të ka uruar,
kur syrin mërzia ta ka rënduar,
kur kockën dhimbjet ta kanë holluar,
e krahët nga pesha
sa herë i ke ndier rënduar,
e gjaku në fund të këmbëve të është ngurtësuar,
kuleta të ka skaduar,
e faqja të është skuqur,
para fëmijës tënd je ndier dobësuar,
shpirti të është gozhduar,
duart të janë dridhur,
të janë zhveshur dëshirat…
Je veç një grua,
që puthesh me lotin si hënëz e eklipsuar.
Fshehurazi drejt një fundi,
në krahë fjalësh
ndihesh perëndeshë e lavdëruar,
e ndërsa rënkimi struket
nën lëkurën shqyese të vetmisë,
me flokë dëbore mbuluar,
por sërish ti nur’i dhuron çatisë.
përgjon ditë -natën si një zonjë e pashuar,
me profil të bukur,
e zemër të shkatërruar…
ndërkohë ende pa ikur,
në morgun e një orgazme të harruar,
mrekullisht herë-herë dorëzuar,
fikur e ndezur me buton të riparuar,
Indiferente me rrugët gënjeshtare,
metro të ngushta,të pista,
kalimtarë sqimatarë,
shumica gjurmues,
me mendje të grisura.
me vështrime të zhubrosura,
Moda e fundit,
i japim jetës fshehurazi një emër,
me buzëqeshje të burgosura,
në gërma të ciklosura.

Ej ti motër,

vajzë,

grua,

femër…

dikur të njihja ndryshe,

tani pas të jam vënë,

të të mbroj,

të të shplodh,

me hijen e bukurisë tënde vargje të stiloj,

me dritën e shpirtit,

pa kushte të frymoj,

me mirësinë e gjuhës,kotësinë të braktis,

hapësirës të perëndoj,

pa delire të nxitoj,

nuk kam kohë të pushoj.

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

Një dramë pa zë
Mos vallë e ka fajin …koha?
rrëkezë e ditës rrëshket nën hijen e shpresës,
diku zjarr,
diku shuhesh kthesash,
stuhi mendimesh,
mes avuj mëkatesh lot’i harresës,
melodi e drithëruar zemrash.
Mureve të muzgut kacavirresh,
prushi i natës fikur,
i dorëzohesh vetmisë pa kushte,
akoma e “re”
mjaftueshëm e “rritur”
në kërthizën e qiellit hëna mërmëriste,
ëndrra yjesh këpuste.
Mërzitur,
gjysma shkallësh zbritur,
dhimbje e ndrydhur,
fjalëve u liron vendin,
lodhur butësie,
thyen dritaret e syve të mbyllur,
përqafuar ngrohtë,
ulesh e strehohesh nën sqetull fëmije.
Pastaj një poezi,
si këngë e mekur e pagdhendur në tastierë,
lutesh perënduar të jesh anonim,
këmbët ikin larg,
stacionesh pa u ndier,
kotësi’së pendesës lëkundesh në ngujim.
Dikush vdes e tjetri qahet…
të rrëzojnë,
të shkelmojnë,
vrasës shpirtrash
që tinëzisht brava dyersh jetës ia ndërrojnë,
në tru ethesh tërbohen,
zhurmshëm,
dehur,
që vetëm frikës i zvogëlohen.

Ty fryma nën gushë të bëhet ngushtim,

një dramë pa zë.

Mos vallë e ka fajin …koha?!

mbetur të kthesh shpinën,

rruga për shpëtim.

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, ambiente të jashtme dhe monument

Pjesë nga ditari im personal
“E dobësuar,por kurrsesi e zvogëluar”

Në kohe te veshtira te jetes sime.

Mbase kisha nevoje per mbeshtetje,per nje fjale te mire motivuese,mbase inati me veten apo nje dore e ngrohte te jep force te kapercesh nje oqean lotesh,nje pirg pengesash,humbjesh e rrezim endrrash krejt pafajësisht.

Një rrezim qe len plage te pasherueshme .

“Çaste jete”

Shumekush te kishte kaluar mbi mërzitë dhe shtrengatat e mia,nuk do kishte qene kurre me e gjykueshme,me e durueshme e më me kembe ne toke se une.

Perpara ca padrejtesive te pangopshme,perpara nje mllefi te pallogaritshem per te me marre edhe jeten,perpara nje fakti fatkeq qe kurre nuk me dha rastin te marr vleresimin qe meritoja,perkundrazi me çoi dem gjitha mrekullite e duarve te mia,me durimin tim,mund e djerse e sakrifice bere mes lotesh e furtunash,mes dhunes fizike e psikologjike.

Punova me ndershmeri e me perkushtim te jashtzakonshem si amvise e rregullt,me koke ulur e me te drejta neperkembur madje e perçmuar,e vrare dhe e palumtur si grua,por fuqishem e kunderta totalisht si mama…

Kapur pas mëmësisë, dhashe modelin se si nje shtepi mbahet edhe kur nuk je asnje cast e sigurte ,por me mendjen se keshtu duhet,keshtu durohet,per te rritur femijët çdo nënë kështu sakrifikon…ndertova e rindertova,rregullova e sistemova,si nje shtepi te duket e bukur dhe komode,e ngrohte,si nje shtepi ta kthesh ne oaz lulesh shumengjyreshe,mblolla gjitha llojet e pemeve,e te luleve me duart e mia,u kujdesa me perkushtim qe kurre familjes sime mos i mungonte tryeza e shijshme,kurre shtepise sime mos i mungonte rregulli dhe higjena,te ndjerit mire e bukur,u kujdesa qe dhe rroben e vjeter ta bej te duket e re.

Nuk thashe kurre “u lodha”.

U perpoqa te jem model si nene duke u perkujdesur çdo minute per femijet e mi e duke i pasur me rezultate ne shkolla e te miredukuar e duke ju perkushtuar atyre me gjithe fuqine e shpirti ne çdo hap qe kame hedhur,duke i bere te afte per jeten,sikunder edhe nje mesimdhenese dhe edukatore me etike,jo vetem per femijet e mi por per shume breza nder vite ne shkollen ku kam punuar me po të njejtin pasion si per shtepine time.

U mundova te jem nje bashkshorte e denje duke dhuruar dashuri,perkushtim,miresjellje,e ne vazhdimesi duke u kthyer ne rolin e shoqes keshilluese si me njeriun e jetes,por keshillat e mia i mori era,u ktheva ne rolin e nenes,te motres,te mikes,te infermieres,te psikologes ,e çfare s’u bera qe familja ime te ruante ca vlera e te ishim te pergjegjshem,por ketu deshtova ne çdo pike e presje,sepse te gjitha m’u hodhën poshte,duke m’u kthyer kostoja e ketij stermundimi ne tradhetira te te gjitha llojeve.

Ngushellova veten me shprehjen :

“Mos u perpiq te ndryshosh askend,e pamundur,siç eshte gatuar kushdo,ashtu do ike nga kjo bote.”

Serish dhashe modelin e nje femre te forte mbase duke qare fshehtas,duke u lutur naten,duke buzeqeshur diten,e pa i shtrire doren askujt veçse shtepise se prinderve te mi,strukur pas memesisë,pa dalë nga vetja e pa merzitur askend as me qellim,as pa qellim.

E megjithe ç’me mundonte,

dhashe modelin si te mund te besh mire jo vetem duke treguar durim,por edhe duke ndihmuar ke munda me aq pak mundesi qe kam patur.

Dita te respektoj brenda kuadratit te miresjelljes e te sinqeritetit gjithkend qe me foli me pasterti,bera miq e mike shume te mira me vlera njerezore dhe intelektuale,mesova shume gjate rruges sime,ruajta me fanatizëm keshillen e babait tim…”Kurrë mos u dorëzo “…

ruajta respektin,nuk cenova çiltersine dhe dinjitetin e askujt.

Por takova dhe njerez te mire,me shpirt te bukur,njerezor e mirekuptues te vuajtjeve te mia.

Vleresova me zemer dhe i ruaj ne shpirt kohen,perkushtimin,mirësine dhe dliresine e ketyre njerzve te veçante,

e momenteve te veçanta,në dite të vështira për mua .

Une kurre dita kurre te urrej apo te hakmerrem,çdo gje ka ardhur ne jeten time spontane dhe e papritur …si e mira dhe e keqja ,ashtu duke u përplasur me lloj-lloj ngjarjesh e traumash te here pas’hershme,rashë disa here ne semundje te renda,e thyer ne shpirt,

e serish jam ringritur duke e njohur mire veten se di te duroj,te fal,te çmoj edhe te miren me te vogel.

Duhej te isha e fuqishme,perballe femijeve te mi,duhej te gjeja forca e te mos gjunjezohesha ,sepse kisha dyfishin e pergjegjesive e tu pergjigjesha nevojave te tyre ne gjitha drejtimet e jetes …pothuajse keshtu filloi e vazhdon perditshmeria ime…

Por kurrsesi te pendohem per asnje pune e lodhje,per asnje veprim apo mosveprim ,sepse kam qene e vetdijshme,ose kam menduar “ashtu qenka thene per tu bere”

Nuk pendohem per asnje stermundim nder vite,asnje fjale te thene apo heshtje,per asnje varg qe kam shkruar e ditare te tera qe me jane djegur,per asnje lot e trishtim,e per asnje buzeqeshje apo miresi qe kam dhuruar…

ama jam ne momente qe nuk ka kthim pas per mua,asnje tolerance per njerez te papergjegjshem,te pasinqerte, te padobishem,te pashpirt e vulgarë,qe nuk dine ç’eshte dhimbja dhe mirësjellja,Ata do jene gjithmone ne borxh para Zotit me çdo pikë loti timen.

Askush nuk do marre nga unë asgjë më,as mundin,as perkushtimin,as durimin tim per interes apo duke perdorur dobesite e mia.

Miresia ime do i perkase fjales “njerëzillëk”sinqeritet”.

Dashuria ime do u perkase femijeve te mi dhe njerezve te mi qe jane munduar te me nxjerrin nga pellgu i halleve,qofte edhe me nje fjale kurajuese “kaq e pati,boll durove”.

Mirekuptimi im do i perkase vetem fjales “miresjellje”

Toleranca ime do u perkase vetem njerezve te çilter.

Forca ime do i perkase te tashmes sime ne mardhenie me punen ne vazhdimesi dhe detyrimeve si nene pa anashkaluar asnje çast vemendjen ndaj veprimtarise dhe jetes se femijeve te mi.

Mirenjohja ime do u perkase gjithe jeten time atyre qe me sa munden me fjale e vepra me keshilluan pareshtur,u bene pjese e vuajtjeve dhe e loteve te mi,e momenteve te mia kritike, u bene nje drite jeshile qe une mos rri me ne ujera te ndotur,

E verteta ime do jete pasqyra origjinale ku une njoha veten dhe vlerat e mia.

Respekti im per ata qe u bene e sotmja ime ne dite te veshtira.

Krenaria ime do pasqyrohet tek femijët e mi.

Paqja ime do jetë qetësia ime shpirterore.

Dinjiteti im do jete e ardhmja ime….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.