16.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Me penen brilante te poetit Niko Poet Gjiriti

KOKËN MOS E KTHE MË

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Me kalimin e kohës morre trajtën që kisha frikë
zbukurohesh por më kot, kokën mos e kthe më
e paudhë në grackë nuk më fut dot, stop e pikë
tutorin do kesh pronar, dhimbja mos nxjerrë zë

ja larg teje u shërova lamtumirë krevat i spitalit

zemra pa plagë fluturon në stuhi rrezesh muzë

lavire femër lutërron si të shkrep larg kapistallit

helm hipokrizie të pikon nga sy gjarpri në buzë

“””””””””””””””””

AH MOJ KOLONJARE
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, jashtë
Moj thëllëzë e malit
zgjohu dhe lëviz
jam kaçaku i mallit
dhe më bën murriz
jam që mos qofsha
edhe poet rebel
sytë tek ty i mbyt
dhe duart në bel
ah moj kolonjare
kam dalë mbi Butkë
un të dua për fare
si të ishe çupkë

ç’rëndësi ka emri

kur ti je thëllëzë

më ka hyrë gjembi

Gramozit në rrëzë

“””””””””””””””””””

FAJI IM I VETËM
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Martesë dhe jashtë
Ç’jam un burri jot poet si njeri
kur ti ke për helm shum pjella
që s’njohën respekt e dashuri
hipokrizi e gjallë, ndjell t’vjella
lopatë varrimi kanë në mendje
duke bredhur egërsisë, kuturu
s’të lanë pa vrarë rrahje zemre
shkon t’mbytesh Iren larg diku
një tjetër, ty t’ë duket më i mirë
që s’qan me ty, asnjë hall jete
ti këmbët ngre lart me dëshirë
s’dua ta di si të gjeti, a e gjete

më groposin ëndrrave të gjallë

pjellat e tua, që nuk i martova

ç’jam un si njeri, e kupton vallë

faji im i vetëm, qët’ dashurova

“”””””””””””””””””””””””

NË COPËRAT E ABORTEVE
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho
Dhjimbjen tënde pashë, n’zgjatimin e lotit
mashkulli i gabuar prapë t’përdori aq keq
klimë dashurie, ndryshoi, njësoj si e motit
shpirtit pa shpirt lëndohesh egos dhe heq
për ty nuk jam asgjë tjetër, mund t’tallesh
mbase unë të nxorra më të bukur se ishe
su mësove me burrë, në kët’ botë hallesh
më dukesh shtrigë e keqe që s’më prishe

vazhdon të hakmerresh, s’mund të t’urrej

vërtet ke qenë e ligë, po mua s’mu besua

në copërat e aborteve, portreti tënd e gjej

me bela stroza, zemra gaboi, u dashurua

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.