NË COPËRAT E ABORTEVE
Dhjimbjen tënde pashë, n’zgjatimin e lotit
mashkulli i gabuar prapë t’përdori aq keq
klimë dashurie, ndryshoi, njësoj si e motit
shpirtit pa shpirt lëndohesh egos dhe heq
për ty nuk jam asgjë tjetër, mund t’tallesh
mbase unë të nxorra më të bukur se ishe
su mësove me burrë, në kët’ botë hallesh
më dukesh shtrigë e keqe që s’më prishe
vazhdon të hakmerresh, s’mund të t’urrej
vërtet ke qenë e ligë, po mua s’mu besua
në copërat e aborteve, portreti tënd e gjej
me bela stroza, zemra gaboi, u dashurua