7.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Me penen brilante te poetit Niko Poet Gjiriti

 

JETË & FILOZOFI

Përqafimi që fitova me një ngrohtësi të veçantë nga nëna nuk ishte se isha në tabelën e nderit të shkollës fillore si i pari i klasës, por pas bisedës që bëra atë pasdite me nënën. E pyes se babi im më dukej më shumë si hetues se sa komunist:
-O ma pse babi dyshon kaq shumë tek ty që je një perëndi jo vetëm për mua, për familjen por edhe për komshinjtë?
Nëna e cila gjithmon i vlerësonte pyetjet e mia ma kthen duke buzëqeshur:
-Edhe në libra do ta gjesh kur ti lexosh, njerëzit dhe në rastin konkret babi jot, burri im, nuk ka atë mendim të mirë që kam unë për atë edhe pse nuk e meriton por ja që e kam burrë. Bir prandaj kur të bëhesh në moshë për grua, kurrë mos mendosh keq, sikur edhe keq po të bëri ja ka bër vetes.
-Po mami, nuk kam për tu bërë kurrë si babi im të betohem.
Mami më përqafoi fort sa akoma e sot e ndjej ngrohtësinë e saj edhe pse ndroi jetë. Unë e mbajta betimin ndaj nënës, komunist nuk u bëra kurrë, dhe për asnjë grua nuk mendova keq edhe pse i kapa në flagrancë edhe mendore.
LIRI & KLIMË NJERËZORE
Kam pushuar të vras mendjen ç’thonë për mua si poet personat që nuk më kuptojnë brenda sinqeritetit të cilët jetojnë me maskë, për tu larguar si të pafytyrë, për të qenë shpirtërisht i lirë në paqen e klimës time njerëzore ku jetojnë njerëz.
“”””””””””””””””
Gërmëtari
DASHURI & SADISTE
Gruaja e tradhtuar edhe pse ka tradhtuar, nuk e ka idenë se çfarë projekti i referohet kur do të respektohet si grua që i izolon frazat nga rrjedha e bisedave me arsye llogjike. Thjesht nga ky fakt arsyetimi, kam kuptuar se në të vërtetë tek disa njerëz, dashuria manifestohet si një sëmundje e rëndë mendore që nuk gjen ilaçe as me recetë në farmaci.
Gërmëtari
MËSIM & SHIJE

Duke u mësuar me nënën time që i vogël më ka pëlqyer drejtimi i famijes nga gruaja, dhe jo të vetëm i kuzhinës ku pëlqen të kontrolloja shijet duke futur gishti për ta lëpirë, ta bëja rolin e kontrollorit të cilësisë që gjërat të funksionoin për shëndet tim.

“”””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz

MUNDOHU TË KUPTOSH MOSHËN TIME
Ndryshuan rolet tani, ti, kujdesesh për mua
bëhem pis kur ha hemorragjisë s’po vishem
bëj durim për ty o vajzë babai im m’u kujtua
jetoj i vetmuar, por vazhdoj prapë qët rritem
ndodh kur flas me ty përsëris të njëjtat gjëra
mos më ndërprit, dëgjo, ç’të thotë poet plaku
merre këshillën time përrallë, del nga zemra
deri sa mua t’më zerë gjumi jo ty për sëlargu
mjafton o bijë, s’më bëre kurrë të turpërohem
sa mirë që mi kujton duart e mia plot me kallo
kam vrapuar tek ty pas çdo të qare t’rrëzohem
tani ti m’pyet për shëndetin babi m’shumë t’do
jetoj fëminin e dytë, injorancë teknologji të reja
s’mësova të hekuros këmishat m’hapin telashe
bie si fëmi s’më mbajnë këllqet e gjatë xhadeja
justifikohem me veten si ty, kur s’doje t’laheshe
kurrë s’do të doja të vdisja, pa të parë në ekran
do ta kuptosh se çfarë tërmeti më shtyn ta them
mundohu të kuptosh moshën time, të kam xhan
babka jot, bën sikur jeton mbijetesës si xhenem
ti ishe nga ato gabimet e mia më t’mrekullushme
gjithmonë kam dashur më të mirën për ty në jetë
të dhashë krahët, tregova rrugën e kushtueshme
më mjafton prania jote me ilaçe un s’jam më vetë

mos më ndihmo të eci, më ndihmo t’shoh përsëri

fshiji lotët e mi t’mallit, me lumturin’ tënde o vajzë

si libër familjar, dua t’mbyll ditët e mia me dashuri

më fal që të kam sharë, mos harro se ç’të thashë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.