DODË TAHIRI BABAGJYSHI I PORTIERVE KOMBETARË

Atje ku falë dielli rreze dritet
Në majat e argjendta të Dukagjinit
Atje ku vallëzojnë hijshëm shqipet
Lindi Tahiri fis e djalë trimit.
Atje ku krojet burojnë të dëlira
Nga palca shkëmbit magaritar
Aty është buka ilire më e mira
Në sofrën e fatosave atdhetar.
Atje ku bora bije plis mbi plis
Dhe ujëvarat rrjedhin si uverturë
atje këndojnë bilbilat lis më lis
Tahiri lindi djalë e vdiq si burrë.
Si zogu pa pupla jetim mbeti
nëna u‘u marta me vdekjen zesë
strehë shpëtimtare ju ba kurbeti
Babën ja dënuan vdekje në mungesë
Dodë Tahiri u rrit në Mal të zi
Me satusin e emigrantit politik
Mbasi Fanolist qe babai i tij
Ahmet Zogun e kishte armik.
Atje me topin u dashurua
Sikur Aresi me Afërditën
me portën u bë një mish e thua
sa çuditi gjithë Potgoricën.
Në Podgoricë, Splid, Lubjanë
Tivar, Lazarovec, e Beograt
Ndër fusha të blerta nam pat lanë
gardiani shqiptarë shtatlartë .
Si Hera e donin Dodën per vete
“Budeçnostiti” edhe “Bashliqi”
Mes dy shkinave s’dinte ku të vete
kumbarë ju ba Milan Rajoviçi.
Më“Budeçnostitin” vu kurorën,
por kur erdhi Shkodra në Cetinë
Me një shikim dashuroj luleborën
dhe “Ago Ymeri ” shkoj më “Vllazninë”!
“Vllaznia” ishte dashuria e parë
dhe loçkja që gjithçka i fali
Për dy titujt historik spektakolarë
U gëzuan Rozafa, Buna, Cukali !
Dodë Tahiri sa shumë gajreti
Pyesni shifrat se flasin vetë
kurrkush rrjetën s’mund ja preku
Rrumbullak për plot një vjet.
Dy sezone pesë gola t’ pësuar
dhe njërin prej tyre me penallti
sikur historia të mos ishte shkruar
Sot nuk do ta besonte njeri!
Tridhjetë me dy; dyzet e pesa
tridhjetë e shtatë tre; një vit më vonë
kështu flet historia qebesa
per Dodën e shokët e tij kampion
Ëndrrën më krenare të jetës së tij
një javë pa mbaruar kampionati.
Tahirit i’ a vrau me magji
“Katili i tmerrshëm” Vasfi Biçaku.
N’ të nëntëqind dekik u shute dragoi
gazi në buzë akull ju ngri
pas ndeshjes Biçakun e përqafoi,
më mirë t’ më kishe vra me allti!
Për pesëqind e dyzet minuta
Në një tur në Kosovë e Jugusllavi
Tahiri çaktivizoj dhjetëra shuta
duke e ruajtur të virgjër portën e tij.
Cetinë , Jugusllavi e Bullgari,
“Spataku” dhe Hajduku i Splidit
janë shtangur dhe befasuar me habi
nga pritjet shpëtimtare të Dodë Tahirit
Milef, Spasov Matoshiç e Skalinov
në aventurën e tyre në Shqipëri
shkarkuan bombat të zjarrta molotov
të cilat Tahiri i rroku e futi në gji.
Shquhej për ndërhyrje të guximshme
fluturim kaçubet mbi prehën e vet
kryente plamzhonte të mahnitshme
topat në zonë i thithte si magnet.
Vigan sy mprehtë si bredh alpin
krahë fuqishëm si shqipe me kthetra
talent i lindur teknik zemërtrim.
Rrufepritës gjithmonë te rrjeta.
Veshur në kujtime me petk legjendar
kampioni i pa harruar ballkanik
Babagjyshi i portierëve kombëtarë
Erdhi fitoi e iku si meteorit!
Një hasmëri e vjetër shqiptare
nuk la të qetë në vendin e tij.
U nda me “Vllazni”e me Kombëtare;
shkoi pranë familjes në Mal të zi.
Në kuadratin e kampit shkodranë
boshllëku i tij u ndije për shumë vjet
“Budeçnostitin” e priti me gaz e kangë
portierin me kasketë që kish rritur vet.
Diktatura e trajtoj si dele të hupun
nga fjalori sportiv emrin ju fshi
luajti per Malin e Zi e “Hajdukun”
Kurë si harroj Shkodër as Shqipëri.
Jeta Tahirit është një aventurë
e denjë per një film me metrazh të gjatë
pati qitë pushkë në Prefekturë
e pati larë gjermanët me gjak.
Pa ju dridhur aspak rremi i qerpikut
Edhe në Serbi e kalli alltinë
kur ju mburr një agjent i Naçallnikut
kam vra dy bajraktarë në Cetinë.
Ishin fatosat e vendit të tij
vrarë nga dora gjakpirëse çetnike
lahuta në male këndon elegji
Të lumë pushka Tahir o shqipe.
Fati dhe ora trimit e ledhatoj
i dha krahë për në Amerikë
Doda një “Vllazni” të re krijoj
që rriti edhe deshi si sytë.
Doda lutej e falej per fjalën futboll
atij i fali rinë dhe energjitë
Në Serbi drejtoj ekipin “Mlladenov”
Futbollin e tradhtoi kur mbylli sytë.
Tahiri vdiq me mall të pa shuar
për nënëmadhen e dashur Shqipëri
Kur kërkesa i qe refuzuar.
Shpërtheu e qau me lot si fëmijë.
Shpërtheu e qau me lot si fëmijë.
përtej doganës në vitin tetëdhjetë,
po vdiqa pa e pa Shqipërinë me sy
Qebesa dheu nuk ka per më tretë!
Diktatura e djeshme heretike
s’të la me vdek ku të lindi lokja
demokracia e sotme hibride
As një lule nuk ta vuri te koka!
MARASH KOLA MERITON PER SHUMË MOT DAFINA MBI VARR.

Në këtë ditë me floqe bore dhe shiu që pranvera ia mori borxh dimrit, u rrëzue një lis nga më të lartit dhe më të çmueshmit lisa në ashtën e madhe të njerëzve të mirë të Dukagjinit. Në Lotajt e Kolë Mark Kolës, “një pushkë burrnore mbeti varun në kunj” në konak të Kolë Vat Sykut. Lumi i Shalës i zgavruem oshtiu në shenj zije. “Një lahutë “u holl në trinë afër shkorse mbi një pishtar që u fik . Marash Kola vdiq. Vdiq duke lanë mas truallin shkamb që e lindi dhe e burrnoi. Një “partizan” çau rrethimin e hekurt të kësaj “Lufte të panjohur” dhe nisi shtegtimin per në jetën tjetër. Sot nuk ta qitën zanin, as nuk tu ba gjame si dikur. Vdekja idhnake të shytoi mbasi kreve të gjithë redat e nji burri. Ti ike mbasi i latove vetes rrasën e vorrit të nxjerrë mbi Shkaf . Të njoha në moshën ma të rrëshinuar të burrit. Tek ju gjeta burrin e malit me kulturë qytetare. Të njoha në kapërcyell ndërmjet të dy stinëve ekstreme Ti e ruajte tharmin tand kur shumë burreca i ranë mohit burrnisë e nderës herë për leverdi e herë për frikë e herë për të dyja. Le të rrotullohet dheu si kulaçi mbi kaki, por emri dhe sjellja jote ishin shembullore. Kudo të shkeli kamba, le gjurmë fisnikërie, zotësie njerëzie në çdo punë që të ra në dorë, të banë të çmoheshe në veri, jug në kryeqytet ku do që jetove. Aty në Lotaj para 89 vitesh në natën e Bon Aventurës (Shën Qurkut) të përzier me krisma pushkësh përhajruese erdhe në jetë.
.Në vitet 1959-1961 studion në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në BS dhe diplomohet për Diplomaci. Pas divorcit shqiptaro- sovjetik përfundoi Institutin e Lartë Pedagogjik në Gjirokastër. Për 25 vjet ka punuar në organet e Punëve të Brendshme, deri në Kryetar Degë për mbi një dekadë. Marash Kola ishte ndër profesionistët më të mirë, më korrekt më të dalluar e më i përkushtuar i kohës se tij. Marash Kolën nuk e tjetërsoi, as nuk e ç’burrëroi kolltuku . Te Marash Kola nuk zuri dot vend virusi i kapadaiut, karrieristit propotentit të shfrenuar ndaj vartëseve dhe servilizmit ndaj vezirëve të pushtetit qendror. Marash Kola nuk e ç’nderoi karrigën as me bark as me prapanicë. Jo vetëm sot thjeshte për kortezi por për gjatë mot Marash Kola meriton një kunore dafina mbi vorr. Te Marash Kola pashë dhe njoha njeriun e dashuruar mas librave, leximeve dhe shkrimeve. Në biografinë e tij vend me rendësi zënë shkrimet e tij publicistike që datojnë që nga viti 1954 në gazetat, “Rinia”, “Zëri popullit”
“Në shërbim të popullit”, “Bashkimi”. Pas viteve nëntëdhjetë ka shkruar në disa organe si “Koha jonë”, “Shekulli”,”Standard”, “Ekspres”, “Mësuesi”, “Ekonomia”,”Nikaj-Merturi”Në fushën e publicistikës rrugën e Marashit e çoj me tej i biri Deda një nga penat më të kahershme të gazetarisë dhe ekonomisë. Marash Kola ka qenë bashkudhëtar në rrugën 17 vjeçare dhe pjesë e suksesit të gazetës “Dukagjini”, duke trajtuar tema të mirëpritura kulture, arti, historie , tradite dhe mendimit intelektual. Që nga viti 1987 e në vijim është në pension por ka zhvilluar një jetë aktive si intelektual dhe aktivist shoqëror. Asnjëhere gjatë këtyre viteve nuk i ra gjoksit duke thënë :”A doni më për Belulin” Nuk iu bashkua as korit të nostalgjikëve as të kukumjaçkave që ulin e ngrenë flamur. Madhëria e vërtetë e një shteti apo nji krahine si Dukagjini nuk matet me m2 por me burra e gra të ndershëm e vlera shpirtërore që nuk matet me metër. Marash Kola ishe një i tillë që nga do shkoi e sa jetoi i pati për hise përçoi dhe i trashëgoi edhe te Deda, Vata e Sokoli si dhe të nipat dhe mbesat e tij. I lehte të qoftë dhe Marash Kola!Ngushëllime familjes gjithë të afërmve dhe Dukagjinit që fali djepin