22.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Me penen brilante te z.Agim Demiri

Njeriu-institucion.

Njeriu ndryshe nga qeniet tjera të gjalla,lind dhe zhvillohet ditë pas ditë,muaj pas muaji,vit pas viti,për t’u bërë institucion dmth personalitet, për t’u rritur i shendetshëm,

i fuqishëm,i zoti,fisnik,i kulturuar,i arsimuar , i ditur e tj. .Këtë lloj dëtyre ka ai vetë, familja, shoqëria,shteti…dhe çdo shtet që i besohet të qeverise një vend.Sa më shumë njerëz institucione të ketë një vend ,aq më shumë qeveri të mira ka pasur.

Sa më shumë njerëz -institucione të krijoje një qeveri,aq më qeveri e mirë dhe e vlefshme ka qenë ,apo është.Por…në praktikë është dukur dhe duket se qeveritë nuk kanë farë merak ,që të krijojnë njeri-institucion…madje duket se as nuk duan ta krijojnë.Për më tepër duket se qeveritë e luftojnë njeriun institucion… e duan njeri të varur e plotësisht të varur prej tyre.Jo vetëm kaq ,por vetë njeriu, shoqëria

për një kohë investon për të bërë njeri

-institucion me shumë mund e sakrifica dhe ndërron qeveria me një tjetër dhe…ajo tjetra i heq këto nga punët dhe detyrimet shoqërore,

duke i zëvendësuar me të tjerë të vetit,janë apo nuk janë njerëz-institucion…

Investon njeriu për t’u bërë dikushi,vjen një tjetër pa asnjë lloj vlerë dhe krijon mundësinë që të faktoje për vete gjera krejt të pamerituara dhe me menyra të padrejta. Përpiqet njeriu për

t’u bërë i ditur,i kulturuar, fisnik ,i drejtë dhe sheh se vendin e tij në shoqëri e zë ai që ka cilësi deri edhe krejt të kundërta me to…

Prandaj, shoqëria në një vend do të bëhet e mirë vetëm atëherë kur të punoje me program të posaçëm për të bërë njerëzit njerëz -institucion.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Tregim
Qeni i Kasem Tarukut dhe ujku.

Kasem Taruku sapo kishte përfunduar një kullë të re në një katund, që shtrihet thellë midis maleve.Kulla e tij u shtohej kullave të tjera të këtij katundi.Por, ai nuk kishte mundur t’i bënte akoma avlli rreth saj,siç kishin ato të tjerat.Pas kullës mbante ditën lidhur një qen të madh,që ndryshe nga qentë e tjerë lehte shumë. Qentë e kullave të tjera nuk ndjeheshin,por vetëm ai lehte vazhdimisht. Ndoshta ai kishte më frikë ,por lehte për t’u dukur trim.Natën e lëshonte të ruante rreth shtëpisë dhe ai rrinte gjithë natën, duke vrapuar rreth shtëpisë dhe duke lehur vazhdimisht e vazhdimisht.

Një natë te kjo kullë erdhi ujku,që kishte gjithë ditën që nuk kishte vënë gjë në gojë…Kishte ardhur pas zërit të kësaj lehje…për të vjedhur ndonjë gjë ,a vetë qenin…Qeni e diktoi dhe nisi të lehte më fort.Ujku bëri sikur u tremb dhe nisi të ikte me vrap…dhe qeni e ndiqte sa mundte. Ujku ikte duke e gënjyer qenin që ta largonte nga shtëpia duke e ndjekur deri sa kur t’i kthehej të kishte mundësi ta kapte pa arritur afër kullës.Në një çast ujku u ndal nga vrapi dhe iu kthye qenit.Nisi ta ndiqte ai qenin…Qeni ik e ujku ndiq.Pas pak ujku e kapi qenin për qafe e vuri për poshtë dhe e shtrëngoi në fyt derisa i mori shpirtin.Kështu e pësoi qeni i Kasem Tarukut që e ndiqte ujkun si trim pa asnjë llogari…

“”””””””””””””””””””””””””

Tregim
Vashat- nuse të Kasukut dhe dasma e pashait plak…
Pashai plak si një përbindësh, që e kishte treguar vetën kushedi sa herë kishte përgatitur një ushtri të madhe për të nënshtruar një krahinë Kasukun , që nuk kishte mundur ta pushtonte kurrë dhe i dukej se po i bënte karshillëk dhe kujt pa atij që kishte tundur dynjanë . E , t’i dilte në mejdan tani kjo krahinë e humbur , po të donte ta shikonte se ç’ e gjente …
Një ditë ndaj të gdhirë , dërgon një grup disakalorësish te kjo krahinë dhe u çon fjalë që të përgatitnin treqind vasha e t’ia dërgonin për treqind luftëtarë – kalorës nga më të zgjedhurit prej tyre; Në mos po, do të dërgonte një ushtri dhe do t”i lante në lumenj gjaku duke i qitur faret krejt si krahinë …Si të donin – në daç treqind vashat me duvakë , në daç larjen në gjak dhe të faruarit si krahinë, ku të mos kishte më as gjë të gjallë e jo njerëz …Të zgjidhnin e të merrnin …Krahina mori një hije të zezë …pushoi kënga e hareja , tingujt e fyejve e deri zërat e bukur të zogjve dhe bilbilave …Si do t’i përgjigjeshin këtij përbindëshi të tmerrshëm që kishte shuar shumë krahina e tani e kishte çuar radhën të ato?
-Oua për djemtë tanë !- kishin bërë, duke goditur gjoksin me grushta pleqtë.
– Ah, të mjerët ne ç’ na gjeti , ç ‘ na gjeti ! – vunë kujën gratë duke rrahur kokën me grushta dhe çjerrë faqet e vyshkura …Vashat kishin vendosur që në vend të duvakut për t’u bërë nuse të këtyrë lloj luftëtarëve , të hidheshin nga shkëmbi …djemtë rrinin të zymtë e të ngrysur … për fatin e motrave të tyre dhe vetëm urdhër prisnin të ngriheshin e të godisnin si rrufeja e të tregonin këtij pashai se si i dërgonte vashat nuse me duvak Kasuku për luftëtarët e tyre. Le të faroheshin të gjithë përpara këtij përbindëshi ushtrimadh , po motrat e tyre për së gjalli të mos i dërgonin kështu nuse … Duhej pleqëruar kjo punë se nuk ishte punë e lehtë , ndaj një ditë në të dalë dielli burrat e fisave nisën të mblidhen një nga një në logun e burrave dhe u ulën krah njeri- -tjetrit, duke thithur duhanin në një heshtje varrimi …
– Burra , – nisi të thotë Lezi , një trim i njohur dhe pleqtar i dëgjuar në gjithë krahinën …, -Kësaj radhë Pashai e ka sosur të matet me ne dhe ,siç e dini , na ka çue fjalë që ose treqind nuse me duvak për më të zgjedhurit luftëtarëtë tij , ose vjen këtu dhe e kthen vendin në kasaphanë dhe e lan në gjak … E jemi mbledhur sot këtu ta pleqnojmë këte punë…
-Eh, e pleqnojmë , more e pleqnojmë , po , edhe nuk kemi se çfarë të pleqnojmë .. .Vasha nuk kemi për Pashanë e luftëtarët e përzgjedhur të tij … ndaj pleqnimi dihet të bëhëmi gati për luftë …
-Mirë, morë, mirë se lufta aty është nuk na e merr njeri, po jemi pak e ai lubi është dhe vjen me forca të shumta … Të gjithë shikonin njeri-tjetrin të heshtur…
-Burra , – prishi heshtjen duke u ngritur në këmbë Sula , i njohur për trimëritë e tij …,- Lubi e i poshtër është vërtet Pashai dhe ka dhe vjen me forca të shumta po edhe ne as nuk jemi frikësuar kurrë e as nuk frikësohemi …Sido që të vijë, vendin tonë do ta mbrojmë edhe me gjak …Më mirë gjakun e derdhur se motrat tona robina e ne të jesim gjallë !
-Hë, ty të lumtë goja , more trim ! …Si burrat ke folur !-Po ju të tjerët si thoni ?
-Edhe ne të gjithë gati jemi …Më mirë një sahat e të lirë se të jetojmë në robëri .Për vendin tonë t’i dalim me luftë me liri a vdekje … ne të jetë me shumë ai …
-Ju lumtë goja dhe ma lini mua këte punë !- tha Lisa pas një copë herë heshtje …, -Të bëhën gati treqind trima pallëzhveshur që t’ia çojmë nuse me duvak Pashait !… Gati jemi gjithë djemtë, urti ! Na trego ç’ të bëjmë ?! – Po u thashë , pra do të shkoni nuse te trimat e Pashait dhe hollësirat e këtij plani ua tregojmë më vonë …Edhe për sa u thamë asnjë fjalë me asnjëri …Ta dije veç ky pleqnim këtu …dhe askush tjetër… Pashait do t’i çojmë fjalë që “ nuk jemi për luftë, po për miqësi dhe treqind vashat për trimat tu do t’i çojmë …E na qoftë për hajër miqësia !…”
Pashai mori lajmin dhe , duke u krekosur disa herë më shumë se më parë , filloi të bëjë përzgjedhjen e treqind luftëtarëve dhëndërr për nuset që do të vinin …Përzgjedhja e tyre do të bëhej mbi bazën e vlerave që kishin treguar në luftra si dhuratë sulltanore për to … Midis luftëtarëve , që ishin me dhjetra mijëra hyri krimbi i dyshimit : Kush do të ishte i përzgjedhuri dhe a do të ishte ai ndër to ? Filloi makineria e përzgjedhjes :” Ky bën . Ky nuk bën “ … Nisen të bëhen me qindra karakteritika të mbyllura në zarfa dhe të çuara sekret ku shkruhej edhe për atë që nuk kishte luftuar kurrë “ se kishte qenë luftëtari më i zoti “ ; se “ kishte bërë shumë luftra “ se … në vend të atyre që kishin luftuar vërtet …Lista e paraqitur bëri shumë çudi …Asnjë nga luftëtarët dhe të gjithë të tjerë , të panjohur që nuk kishin luftuar kurrë …
-Si ka mundësi të bëhët kështu ? -thonin luftëtarët e mërzitur …Të tjerë i bëjnë luftërat dhe të tjerë i marrin vlerat e saj …Nejse, qafën thefshin !- thonin të mërzitur dhe shkonin e shtriheshin përmbys të mërzitur në fjetore .. U caktuan dhëndërit dhe po përgatitej dasmë e madhe sulltanore .

Të treqind djemtë e zgjedhur dhe të veshur nuse me shpata poshtë rrobave dhe me duvakë në kokë në treqind kuaj të bardhë dhe me mijëra përjellës burra , të veshur si për dasma dhe me shpata në brez dhe ato të hipur në kuaj , ia mbërritën në derë dhe po pritëshin me madhështi nga dasmorët – ushtarë , të ftuar e të ndryshëm . Nuset u morën dhe u çuan nga përcjellësit në dhomat e tyre të shoqëruar nga ndrikullat që i merrnin në dorëzim .

– Sipas zakonit tonë nuk duhet t’u hiqen duvakët vetëm nga dhëndërrit dhe jo më përpara se marrin mësysh ! – ishte porosia e tyre dhe qoftë për hajër miqësia ! Treqind nuse kërkuat , treqin nuse u sollëm !.

Nisi dasmë e madhe sulltanore për të martuar këto treqind luftëtarë . Ata shkuan dhe ua ngritën pak duvakun për të parë secili nuset e tyre, që rrinin sypulitur me duar në zemër. Të gjitha iu duken të bukura …Dolën të gëzuar dhe nisën të dëfryerit me aheng e pijë të paparë … Pija , mishi i pjekur e mezja e zgjedhur ishte me sasi të pambarim …dhe të gjithë po pinin si të përftuar e po hofnin sa mundnin , duke harruar çdo gjë ;luftërat që kishin zhvilluar …mërzinë për padrejtësinë që u ishte bërë …e të gjitha . Nuk po pinin e hanin vetëm përcjellësit miq .

-Po pse kaq të mërzitur, o miq ? Nuk po u pëlqen pija ? Nuk po u pëlqen mezja apo ahengu ?…

– Ah , joooo! – u përgjigj Sula që ishte i pari i përcjellësve , – Po na pëlqën çdo gjë ; Edhe pija shumë e mirë …edhe mezja edhe ahengu shumë të mira po …se kemi një mallëngjim për motrat tona , që po u japim nuse dhe nuk na pihet …

Pija e të gjitha llojeve dërdhej lumë mezja me mish të pjekur vinte pa munguar …Kërcenin e dëfrenin, duke u bërë gjithmonë e më në qejf dhe , duke hovur gjithmonë e më shumë drejt tavanit …Ishin të gëzuar të gjithë , si ata që e kishin marrë këte beteje pa luftë , madje me të gjitha dëtyrimet dhe çfarë me treqind vasha që kishin pranuar të ishin robina pa kushte …si ato që i kishin shpëtuar një lufte që nuk i dihej a do të ktheheshin gjallë …si dhe ato që do të bëhëshin dhëndërr dhe çfarë dhëndërrish …me vasha robina …

Pas mesit të natës, njerëzit ishin të lodhur e të kapitur sa mezi prisninn të binin të flinin… dhëndërrit shumë të lodhur e të bërë helaq nga pija . që mezi prisnin të mbylleshin me nuset …Hynë nëpër dhoma dhe, ashtu të përgjumur u hoqën duvakun nuseve… U zhveshën dhe hynë të prisnin nuset në krevatin nuseror …Por, nuset u afruan dhe me shpatat që zgjeshën i therën pa as gëk as mëk , duke ua ngulur në zemër …me veshjen e nuseve e shpata në duar u sulën kundër gjithë të tjerëve dhe bashkë me përcjellësit i shpartalluan të gjithë .. duke i zënë kështu në befasi të lodhur e të pirë dhe të paarmatosur …Edhe ato pak që mundën të shpëtonin gjallë , nga ra njeri- nuk iku tjetri të tmerruar …U hipën kuajve dhe po vinin fitmtarë në Kasukun e tyre që i priti dhe u bëri dasmë të madhe … Pashai , kur e mori vesh këte rreng , që kurrë nuk e menduar, me gjakun që kishte derdhur , stregiet e të vrarëve dhe nuset -robina që kishte marrë u marros e u tmerrua …Po , në fund të fundit vasha nuse kishte kërkuar dhe të tilla i kishin ardhur …larje në gjak kërkuar atë kishte gjetur …dhe bashkë me të edhe tmerrin , që të dridhej, kur ta mendonte më këte emër, që nisi t’i shfaqej edhe në ëndërr , e jo më t’i kërcenohej në këte mënyrë . Sot ka mbetur kjo bëmë që tregohet gojë më gojë e brez pas brezi e kësaj krahine dhe kënga për të që tregon se për lirinë e Atdheut dhe vashat e bëra nuse ktheheshin në djem luftëtarë …Këte tregim ma treguan pleqtë dhe unë po e tregoj, siç ma treguan ato…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.